Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, dhe ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” neni 64.
Bashkia Lushnje shpall konkurimin për vende të lira pune në këtë pozicion:
1. Specialist / Inxhinier Ndërtimi
-Të zotërojë diploma të arsimit të lartë.
-Të ketë të pakten 1 vit përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë :
• Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin;
• Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
• Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
• Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
• Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentacioni i aplikimit do të dorëzohet në Zyrën e Burimeve Njerëzore, Bashkia Lushnje.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mail: bashkia_lushnje@yahoo.com ose të paraqiten pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.