Ftesë për pjesmarrje/ 26 dhe 29 maj Dëgjesa Publike për Projekt Buxhetin Afatmesem 2024-2026, Bashkia Lushnjë

Bashkia Lushnjë do të zhvilloje në dy ditë të ndryshme dëgjesa publike për Projekt Buxhetin Afatmesem 2024-2026 .

Konsulta e parë publike me komunitetin dhe grupet e interesit do të zhvillohet ditën e premte, data 26 Maj ora 14:00 në ambjentet e Muzeut Historik.

Ndërsa dëgjesa e dyte publike do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 Maj, ora 14:00, në të njëjtin ambjent, Muzeu Historik.

Bashkia Lushnjë fton qytetarët, bizneset dhe cdo kategori sociale të bëhen pjesë e konsultimeve publike, të cilat orientojnë ndjeshëm politikat institucionale të bashkisë Lushnjë.

 

Dëgjesë publike për Projekt Buxhetin Afatmesëm (PBA 2024-2026) për Bashkinë Lushnje

Sondazhi për Prioritetet e Komunitetit/ Këshilli Bashkiak rekomandon vëmendje të shtuar për 4 programe

 

Këshilli Bashkiak i Lushnjës zhvilloi një sondazh online për të evidentuar prioritetet e komunitetit në të gjithë territorin e Bashkisë.

Duke marrë në konsiderate përpilimin e të dhenave statistikore nga ky sondazh, Këshilli Bashkiak Lushnjë, përmes Komisionit të Ekonomisë dhe Problemeve Sociale e Strehimit, iu drejtua zyrtarisht Kryetares së Bashkisë Znj.Eriselda Sefa duke kërkuar që disa nga funksionet e përfshira në sondazh, që kanë pasur edhe numrin më të lartë të interesit të shprehur nga qytetarët, të reflektohen nga administrata bashkiake si prioritete për t’u përfshirë në buxhetin e ardhshëm bashkiak të vitit 2024 si pjesë e Buxhetit Afatmesem 2024-2026.

Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik, Shërbimet Bujqësore, furnizimi me ujë dhe kanalizime si dhe Sherbimet Publike Vendore dhe ndriçimi janë rekomandimet kryesore që vijnë si sugjerime nga qytetarët, për më shumë vëmendje në vazhdimësi në planifikimet financiare të Bashkisë.

Këshilli Bashkiak Lushnjë thekson se bashkëpunimi i vazhdueshëm me administratën bashkiake dhe kryebashkiaken Sefa për të reflektuar nevojat komunitare në prioritetet e punës së Bashkisë, do të vazhdojë të jetë efektiv, sikurse ka qënë i tillë nga  nisja e punës në korrik 2019 e deri më tani.

 

https://bashkialushnje.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/Rezultatet-e-Sondazhit-te-Prioriteteve-te-Komunitetit-te-Bashkise-Lushnje-1.pdf

Zhvillohet konsultim publik mbi rregulloren e funksionimit të tregut të ri të fruta-perimeve

Këshilli Bashkiak i Lushnjës në bashkëpunim me administratën e bashkisë Lushnjë zhvilloi një konsultim publik mbi projekt-aktin nr.15 data 15.02.2023” Mbi miratimin e rregullores per funksionimin e tregut të fruta-perimeve” në Lushnjë.

Të pranishëm në këtë dëgjese të zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik ishin tregtarë të cilët ushtrojnë ndër vite aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të fruta-perimeve në këtë zonë dhe që kanë shprehur interes për të qënë pjesë e struktures së re akomoduese.

Investimi për markatën e re modern po shkon drejt fundit ndaj në këtë konsultim publik grupet e interesit shprehen sygjerime në lidhje me rregulloren që sanksionon të drejtat dhe detyrimet e palëve bashkëpunuese në tregun e ri.

Të gjitha sygjerimet do të administrohen nga përfaqësues të Bashkisë përpara se rregullorja për funksionimin e markatës së re të fruta-perimeve të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.