Këshilli Bashkiak Lushnjë, Konsultim Publik për dhënien me qira të një sipërfaqe toke në fshatin Çukas i Ri, Allkaj

Këshilli Bashkiak Lushnjë do të organizojë në datën 15/10/2024 një Konsulm Publik në lidhje me kërkesen e bashkia Lushnjë për të miratuar dhënien më qira të sipërfaqes prej 28594 m2 , me Nr.Pasurie. 23, ZK.1428, e e llojit “Pa frut”, me vendodhje në fshtin Çukas i Ri në Njësinë Administrative Allkaj.

 

Takimi do të jetë publik dhe synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqerisë civile apo medias në lidhje me këtë projekt-akt.

 

Këshili bashkiak fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij konsultimi publik, i cili do të mbahet në orën 12:00 të datës 15 tetor 2024, në një ambient privat  (lokal) në pronësi të shtetasit Sokol Thaçi, fshati Çukas i Ri, Njësia Administrative Karbunarë.

 

Njoftimi për Konsultimin Publik

 

Kalendari i Konsultimeve

Prioritetet e investimeve në Bashkinë Lushnjë; Këshilli Bashkiak pyetësor për të tërhequr rekomandimet e qytetarëve

Këshilli Bashkiak Lushnjë, ka hartuar një pyetësor për të tërhequr rekomandimet, sugjerimet dhe prioritetet e qytetarëve dhe grupeve të interesit që e realizojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë Lushnjë, me qëllim përfshirjen e zërit qytetar në vendimmarrje.

Ky pyetësor është hartuar dhe miratuar nga Kryesia e Këshillit të Bashkisë Lushnjë në bashkëpunim edhe me administratën e Bashkisë Lushnjë.

Ftojmë qytetarët e Bashkisë Lushnjë të shprehin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për prioritetet e vitit 2025 në buxhetin bashkiak, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e nivelit ekonomik të banorëve që jetojnë e punojnë në territorin e Bashkisë Lushnjë.

 

Pyetësori për Prioritetet e Investimeve në Bashkinë Lushnjë

 

Konsultim publik/ Dhënia me qira e ngastrës nr.1/b, Balaj-Mollas

Këshilli Bashkiak Lushnjë organizoi në datën 12/02/2024 një Konsultim Publik në lidhje me kërkesen e bashkia Lushnjë për të miratuar dhënien më qira të sipërfaqes prej 500 m2 të ngastrës nr.1/b, e cila bën pjesë në ekonominë pyjore Balaj-Mollas, në Njësinë Administrative Karbunarë.

 

Sipërfaqja prej 500 m2, pronë e bashkisë Lushnjë ishte dhënë me qira një subjekti privat në 5 shkurt të vitit 2019. Duke qënë se kjo kontratë ka përfunduar dhe ka kërkëse të re për ta marrë në përdorim kundrejt qirasë,  u zhvillua ky konsultim publik sipas parashikimeve ligjore për tërheqjen e mendimit te qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile apo medias në lidhje me këtë projekt-akt.

Konsultimi Publik u zhvillua në Njësinë Administrative Karbunarë me pjesmarrjen e banorëve të zonës, grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të administratës bashkiake dhe Këshilltarë Bashkiakë.

Pas diskutimeve mes të pranishmeve, pati dakortësi për projekt-aktin e paraqitur nga bashkia Lushnjë.

 

Drejtoria e Shërbimeve, bashkia Lushnjë zhvillon Dëgjese Publike me grupet e interesit për miratimin e linjave rrethqytetase dhe të vendqëndrimeve për transportin publik

Administrata e bashkisë Lushnjë zhvilloi të hënën, më datë 29 janar 2024, një dëgjesë publike me objekt kërkesën për miratimin e linjave rrethqytetase dhe të parkimit për taksitë dhe autobuzët e transportit publik.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Publike, Zhvillimit Urban dhe Ruralë kishte si synim konsultimin, informimin e opinionit publik dhe diskutimin me palët e interesuara (operatorët e transportit)  mbi  miratimin e linjave rrethqytetase, si dhe saktësimin dhe miratimin e vendqëndrimeve te parkimit për taksi 4+1, 8+1 dhe autobuzëve, për një periudhë trevjeçare deri në vitin 2027.

 

Në këtë takim morën pjesën operatorë të transportit në bashkinë Lushnjë si dhe qytetarë të ndryshëm.

 

Subjektet e interesuara  dhanë rekomandimet e tyre për administratën bashkiake qoftë për miratimin e linjave rrethqytetëse, ashtu edhe për saktësimin dhe miratimin e vendqëndrimeve te parkimit për taksi 4+1, 8+1 dhe autobuzëve, për periudhën trevjeçare, 2024-2027.