Konsultimet Publike për “Buxhetin e vitit 2025” në bashkinë Lushnjë/ Ja kalendari i takimeve në çdo Njësi dhe Rajon

Hartimi i Buxhetit për vitin 2025 dhe Projekt-Buxheti Afatmesëm 2025-2027 janë momente të rëndësishme për Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe administratën bashkiake. Për të pasur një shpërndarje sa më të mirë të fondeve publike në bazë të nevojave dhe në të gjithë territorin, Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Lushnje do të zhvillojnë një serë takimesh me banorët, bizneset dhe grupet e interest në të gjitha Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës.

 

Prania e qytetareve, bizneseve, medias dhe grupeve të ndryshme të interesit në konsultimet publike është me interes të vecantë në mënyrë që Buxheti i bashkisë Lushnjë për vitin 2025 të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Dëgjesat Publike do të nisin në datën 5 nëntor në Kolonjë për të vijuar pastaj me Bubullimën, Krutjen, Allkajn, Fiersheganin, Karbunarën, Hysgjokajn, Ballagatin, Dushkun, Golemin dhe Rajonet e qytetit. Po ashtu është parashikuar një dëgjesë publike me të rinjte dhe te rejat e bashkisë Lushnjë.

 

Më poshte, bashkëngjitur do të gjeni Njoftimin mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike si dhe kalendarin e plotë të datave sipas Njësive Administrative dhe Rajoneve.

 

Njoftimi mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike për “Buxhetin e vitit 2025”

Njoftim për Dëgjesë Publike

Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike, ju njoftojmë se do të zhvillohet Dëgjesë Publike në kuadër të Hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2025.

 

Ftohentë gjitha grupet e interesit si : qytetarë, biznese, fermerë, grupet vulnerabël, të rinjtë, shoqëria civile, etj, që të bëhen pjesë e Dëgjesës për një proçes transparent e gjithëpërfshirës.

 

Dëgjesa Publike zhvillohet në datë 30 Tetor, ora 11:00 në ambientet e Muzeut Historik në Lushnjë.