“Miratimi i vendqëndrimeve të reja për taksi (4+1), (8+1) dhe autobusë”/ Bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesë publike

Më datë 15 gusht 2025, në ambientet e Muzeut Historik u zhvillua Dëgjesa Publike me temë:

 

“Miratimi i vendqëndrimeve të reja për taksi (4+1), (8+1) dhe autobusë”.

 

Në këtë dëgjesë u diskutua mbi nevojën e vendosjes së stacioneve të reja për mjetet e transportit publik dhe ato të shërbimit taksi, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe rregullimin e qarkullimit në qytet.

 

Diskutimet dhe sugjerimet e dhëna nga të pranishmit do të merren në konsideratë në procesin e miratimit nga Këshilli Bashkiak.

 

Procesverbali i Degjeses Publike, Miratimi i vendqendrimeve të reja për taksi dhe autobusë

 

Listprezenca e dëgjesës publike, Miratimi i vendqendrimeve të reja për taksi dhe autobusë

 

 

“Plani i Social, Integritetit dhe Mbarështimit të Pyjeve”/ Bashkia Lushnje zhvillon 3 dëgjesa publike

Më datë 15 gusht, në ambjentet e Muzeut Historik të qytetit, bashkia Lushnje zhvilloi 3 dëgjesa publike me temë: “Plani Social Vendor 2025–2028”, “Plani i Integritetit 2025–2028” dhe “Plani Strategjik të Mbarështimit të Pyjeve”.

 

  • Plani Social Vendor 2025–2028

Në këtë takim u prezantuan prioritetet dhe objektivat kryesore të planit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunitet.

 

Listë prezenca e degjeses publike Plani social 2025-2028

Procesverbali i degjeses publike Plani social 2025-2028

Plani Social Vendor 2025-2028 Procesverbal i permbledhur

Plani Social Vendor 2025 2028 Formati i komenteve rekomandimeve ndaj projektaktit të konsultuar me publikun

 

  • Plani i Integritetit 2025–2028

Gjatë takimit u prezantuan objektivat për forcimin e etikës, transparencës dhe llogaridhënies, si dhe u morën mendime e propozime nga qytetarë dhe aktorë lokalë mbi mënyrat më të mira për t’i arritur këto qëllime.

 

Listë prezenca e degjeses publike Plani i integritetit 2025-2028

Procesverbali i degjeses publike Plani i integritetit 2025-2028

Plani i Integritetit 2025–2028 Procesverbal i permbledhur

Plani i Integritetit 2025 2028 Formati i komenteve rekomandimeve ndaj projektaktit të konsultuar me publikun

 

  • Planin Strategjik të Mbarështimit të Pyjeve

Ky plan afatgjatë synon ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurisë sonë natyrore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe rritjen e gjelbërimit për brezat që vijnë.Diskutimet me qytetarët dhe aktorët lokalë sollën ide të vlefshme për një zhvillim të balancuar mes natyrës dhe nevojave të komunitetit.

Listë prezenca e degjeses publike Plani strategjik per menaxhimin e pyjeve

Procesverbali i degjeses publike Plani strategjik per menaxhimin e pyjeve

Plani Strategjik i Pyjeve Formati i komenteve rekomandimeve ndaj projektaktit të konsultuar me publikun

Plani Strategjik i Mbarështimit të Pyjeve Procesverbal i permbledhur

 

Njoftim për dëgjesë publike/”Miratimi i vendqëndrimeve të reja për taksi (4+1), (8+1) dhe autobusë”

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore””, i ndryshuar, neni 8 pika 1, neni 9 pika1.2 shkronja “a” dhe “b”, neni15, neni16, neni 23 pika 4, neni 32 pika 2 dhe ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,në kuadër të angazhimit për përfshirje të qytetarëve në vendimarrje, ju njoftojmë se në datë 26.08.2025, ditën e martë, ora 10:30, në ambientin e Muzeut Historik, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë:

 

“Miratimi i vendqëndrimeve të reja për taksi (4+1), (8+1) dhe autobusë”

“Plani i Arsimit Parauniversitar”/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesë publike

Më datë 1 gusht, në ambjentet e Muzeut Historik të qytetit, bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesën publike me temë “Plani i Arsimit Parauniversitar”.

 

Plani i Arsimit Parauniversitar i Bashkisë Lushnje 2026–2028 është një dokument strategjik që synon përmirësimin e cilësisë dhe aksesit në arsimin parauniversitar në nivel vendor.

Ai nis me një analizë të kontekstit administrativ, demografik dhe ligjor, duke vendosur bazat për vendimmarrje të informuar. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet vlerësimit të shërbimit të arsimit parashkollor për vitin shkollor 2024–2025, përfshirë mbulimin me kopshte dhe kualifikimin e stafit edukativ.

Vëmendje i është kushtuar gjithashtu fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe aksesit fizik në infrastrukturë. Raporti trajton përfshirjen e grupeve vulnerabël dhe nevojat për përmirësim të kushteve higjieno-sanitare dhe materialeve didaktike. Një tjetër kapitull analizon ndjekjen e shkollës fillore, 9-vjeçare dhe të mesme, duke nxjerrë në pah sfidat dhe arritjet për çdo nivel.

Plani jep të dhëna specifike për çdo njësi administrative, si Lushnjë, Allkaj, Bubullimë, Hysgjokaj, Golem e të tjera. Theksi vendoset në përhapjen dhe barazinë në ofrimin e shërbimit arsimor në të gjithë territorin. Për herë të parë, plani përfshin një vizion të qartë dhe objektiva strategjikë për vitet 2026–2028. Ai përmbledh investimet kapitale që do të realizohen, bazuar në prioritetet e identifikuara. Buxheti është planifikuar sipas të ardhurave vendore dhe mbështetjes nga qeveria qendrore.

Një seksion i posaçëm trajton planin e veprimit me matrica konkrete të aktiviteteve për çdo vit. Monitorimi dhe vlerësimi janë të integruara për të garantuar transparencë dhe ndikim real në komunitet.

Dokumenti përmbyllet me një analizë të kuadrit ligjor dhe procesit të rishikimit të planit sipas nevojës. Ky plan përbën një hap të rëndësishëm drejt një arsimi më gjithëpërfshirës, cilësor dhe të barabartë për të gjithë fëmijët e Bashkisë Lushnje.

 

Procesverbali i dëgjesës publike

 

Listëprezenca e pjesëmarësve në dëgjesën publike

 

Plani i Arsimit Parauniversitar Procesverbal i permbledhur

 

Plani i Arsimit Parauniversitar 2026 2028 Formati i komenteve rekomandimeve ndaj projektaktit të konsultuar me publikun