Strategjia e Zhvillimit 2026–2031/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesë publike

Në bashkëpunim me Qendra Altri, “Bashkia Lushnje” zhvilloi Dëgjesë Publike me komunitetin në kuadër të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit 2026–2031.

Gjatë takimit, qytetarët ndanë mendime dhe propozime mbi prioritetet e zhvillimit lokal, shërbimet publike, infrastrukturën, mjedisin dhe cilësinë e jetesës.

Përfshirja e komunitetit mbetet një hap i rëndësishëm në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të ardhmen e bashkisë.

 

 

“Paketa e maleve”/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesat publike në zonat prioritare

Bashkia Lushnje në kuadër të “Zhvillimit të zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve” do të organizohen Dëgjesa Publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe Njësitë Administrative Kolonjë, Dushk, Karbunarë dhe Hysgjokaj të shpallura “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Lushnjë”.

 

Në dëgjesë morën pjesë banorët e zonës, grupet e interesit dhe këshilltarët e Këshillit Bashkiak Lushnje, ku u njohën me zonat prioritare të miratuara.

 

 

 

 

 

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2026/ Mbyllet kalendari i Dëgjesave Publike në Njësitë dhe Rajonet e Lushnjës

Këshilli Bashkiak Lushnjë  në bashkëpunim me administratën e bashkisë Lushnjë mbyllën kalendarin e Dëgjesave Publike në kuadër të hartimit të Buxhetit 2026, Paketës Fiskale 2026 si dhe Projekt-buxhetit Afatmesëm 2026-2028. Referuar rregulloreve të zhvillimit të Dëgjesave Publike, pas hartimit të kalendarit dhe afishimit të këtij kalendari në Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit, u zhvilluan takimet me të gjitha komunitetet e bashkia Lushnjë, specifikisht në të gjitha qëndrat e Njësive Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës. Në Dëgjesat Publike, përvec detyrimit të pjesmarrjes së drejtuesve të Njësive Administrative dhe kryetareve të fshatrave, ishin të pranishëm banorë, përfaqësues të bizneseve, grupeve të tjera të interesit e në shumë raste edhe përfaqësues nga media lokale. Pjesë e kalendarit të Dëgjesave Publike ishin edhe takimet me pensionistët si dhe të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës. Kryetarja e bashkisë Lushnjë Znj.Eriselda Sefa, Kryetari i Këshillit Bashkiak Lushnjë z.Erjet Dhima si dhe  përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak sipas zonave që përfaqësojnë, diskutuan dhe pranuan propozime dhe rekomandime mbi prioritetet që bashkia Lushnjë duhet të ketë në Buxhetin e vitit 2026.   Znj.Eriselda Sefa e konsideroi me rëndësi qasjen e administratës së bashkisë Lushnjë, por edhe të Këshillit Bashkiak për të trajtuar me kujdes prioritetet sipas zonave, pa cënuar shpërndarjen e fondeve në mënyrë të njëjtrajtshme në Njësitë Adminstrative dhe Rajonet. Znj.Sefa sqaroi se infrastruktura bujqësore bashkë me investimin ne mjetet teknologjike që I shërbejne ndërhyrjeve në infrastrukturën bujqësore dhe jo vetëm, do të kenë një vëmendje të shtuar në Buxhetin e 2026 që do ti propozohet për miratim Këshillit Bashkiak Lushnjë. Investimet në infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale mbeten ende pjesa më e madhe e projekteve që kërkohen të investohen, ndërkohe që nuk mbeten pas detyrimet për alokuar fondet e nevojshme në buxhetin e ri për shërbimin e pastrimit, shërbimet sociale apo edhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore. Fondi rinor, zërat që lidhen domosdoshmërisht me aktivitetet kulturore dhe artistike në Lushnjë, e natyrisht edhe sporti, do të vazhdojnë të kene vëmendjen që Lushnja meriton. Projekt-buxheti 2026 synon të jetë gjithëpërfshirës dhe me impakt të rëndësishëm në vijimin e punës për transformimin rrënjësor të Lushnjës.

Ketu do të gjeni :

RAPORT I DEGJESAVE PUBLIKE PER PBA 2026-2028

 

Sesion informues nga Këshilli i Bashkisë Lushnje

Të nderuar qytetarë!

Në datë 26 shtator 2025, ora 11:00, Këshilli i Bashkisë organizon Sesionin Informues për veprimtarinë e punës së tij pothuaj 2 vjecare. Sesioni organizohet në sallën e Këshillit të Bashkisë.

Janë të nderuar të marrin pjesë në këtë sesion përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve sociale (me ndihmë ekonomike, invalidë, të verbër etj), përfaqësues nga biznesi, të rinjte, gratë, pensionistë, intelektualë aktivistë, media, artistë, sportistë, struktura komunitare, kryetarë fshatrash, institucione shtetërore e private, drejtorë të bashkisë e të tjerë të interesuar.

Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të veprimtarisë së këshillit. Në faqen zyrtare të Këshillit në web, publikohet gjithë veprimtaria e tij, transmetohen drejtpërdrejt mbledhjet dhe organizohen konsultime publike me grupet e interesit, përpara vendimarrjeve.

Pjesë e transparencës dhe llogaridhënies është edhe organizimi i këtij Sesioni Informues të Këshillit të Bashkisë, që jo vetem te informoheni per punën e deritanishme, por dhe që të dëgjojmë opnionet dhe rekomandimet tuaja, me qëllim përmirësimin e punës sone.

Ky aktivitet mbështetet nga Projekti Bashki të Forta, që është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.

 

– Njoftimi i sesionit informues

– Material informues për qytetarët

– Agjenda e sesionit informues