Këshilli Bashkiak Lushnjë organizoi në datën 12/02/2024 një Konsultim Publik në lidhje me kërkesen e bashkia Lushnjë për të miratuar dhënien më qira të sipërfaqes prej 500 m2 të ngastrës nr.1/b, e cila bën pjesë në ekonominë pyjore Balaj-Mollas, në Njësinë Administrative Karbunarë.
Sipërfaqja prej 500 m2, pronë e bashkisë Lushnjë ishte dhënë me qira një subjekti privat në 5 shkurt të vitit 2019. Duke qënë se kjo kontratë ka përfunduar dhe ka kërkëse të re për ta marrë në përdorim kundrejt qirasë, u zhvillua ky konsultim publik sipas parashikimeve ligjore për tërheqjen e mendimit te qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile apo medias në lidhje me këtë projekt-akt.
Konsultimi Publik u zhvillua në Njësinë Administrative Karbunarë me pjesmarrjen e banorëve të zonës, grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të administratës bashkiake dhe Këshilltarë Bashkiakë.
Pas diskutimeve mes të pranishmeve, pati dakortësi për projekt-aktin e paraqitur nga bashkia Lushnjë.



