Këshilli Bashkiak i Lushnjës zhvilloi një sondazh online për të evidentuar prioritetet e komunitetit në të gjithë territorin e Bashkisë.

Duke marrë në konsiderate përpilimin e të dhenave statistikore nga ky sondazh, Këshilli Bashkiak Lushnjë, përmes Komisionit të Ekonomisë dhe Problemeve Sociale e Strehimit, iu drejtua zyrtarisht Kryetares së Bashkisë Znj.Eriselda Sefa duke kërkuar që disa nga funksionet e përfshira në sondazh, që kanë pasur edhe numrin më të lartë të interesit të shprehur nga qytetarët, të reflektohen nga administrata bashkiake si prioritete për t’u përfshirë në buxhetin e ardhshëm bashkiak të vitit 2024 si pjesë e Buxhetit Afatmesem 2024-2026.

Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik, Shërbimet Bujqësore, furnizimi me ujë dhe kanalizime si dhe Sherbimet Publike Vendore dhe ndriçimi janë rekomandimet kryesore që vijnë si sugjerime nga qytetarët, për më shumë vëmendje në vazhdimësi në planifikimet financiare të Bashkisë.

Këshilli Bashkiak Lushnjë thekson se bashkëpunimi i vazhdueshëm me administratën bashkiake dhe kryebashkiaken Sefa për të reflektuar nevojat komunitare në prioritetet e punës së Bashkisë, do të vazhdojë të jetë efektiv, sikurse ka qënë i tillë nga  nisja e punës në korrik 2019 e deri më tani.

 

https://bashkialushnje.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/Rezultatet-e-Sondazhit-te-Prioriteteve-te-Komunitetit-te-Bashkise-Lushnje-1.pdf