Bashkia Lushnjë shpallet fituese në kuadër të programit “Askush të mos mbetet pas”

Bashkia Lushnjë është një nga institucionet e pushtetit vendor e cila u shpall fituese e thirrjes së dytë në kuadër të programit të përbashket të PNUD, “Askush Të Mos Mbetet Pas, LNB2”, program që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që synon të fuqizojë bashkitë për të ofruar shërbime sociale cilësore për kategorite në nevojë.

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Znj. Eriselda Sefa vlerësohet në Bruksel me çmimin “Kryebashkiaku më Miqësor ndaj Romëve”

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Znj. Eriselda Sefa u vlerësua në Bruksel me çmimin e edicionit të katërt,🎖️“Kryebashkiaku më Miqësor ndaj Romëve” në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, një çmim që iu jepet autoriteteve lokale që besojnë në qytetarët e tyre dhe i trajtojnë ata në mënyrë të barabartë.
Ngjarja speciale u organizua Nga Roma Active Albania dhe ERGO Network në bashkëpunim me Komisionin dhe Komitetin Ekonomik dhe Social Europian në kuadër të “Javës Rome”, pjesë e programit “Power of Change” të BE, zbatuar nga RAA.

 

Kryebashkiakja Sefa përfaqësoi Shqipërinë përkrah kolegëve të tjerë kryebashkiakë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Pjesmarrësit e vunë theksin tek shembujt pozitiv të përfshirjes së romëve, duke evidentuar filozofinë e fuqizimit, mobilizimit dhe dialogut të barabartë midis autoriteteve lokale dhe komuniteteve romë, ku bashkitë dhe komuniteti rom mund të mblidhen dhe të angazhohen në një dialog në nivel të barabartë.
Zonja Sefa pati një takim miqësor me Ambasadorin tonë në BE, Ferit Hoxha me të cilin ndau bindjen mbi modelet më të mira të bashkëveprimit institucional dhe shoqëror që duhet të ndiqen për t’i ofruar këtij komuniteti aksesin e nevojshëm në nevojat bazike sikurse shërbimet sociale, kujdesi shëndetësor, arsimimi etj

 

Nis aplikimi i fermerëve për të përfituar nga skema e subvencioneve në bujqësi!

Nisi sot aplikimi i fermerëve për të përfituar nga skema e subvencioneve në bujqësi! “Bashkia Lushnje” ka vënë në dispozicion në ambientet e Njësive Administrative punonjës të cilët ndihmojnë qytetarët për të kryer aplikimet në sistem! Aplikimi zgjat deri në 19 prill, por ç’ka është e rëndësishme lidhet me faktin që fermerët nuk duhet të nxitojnë të dynden në zyra pasi koha kur aplikon nuk është kriter për të qenë fitues, me rëndêsi është plotësimi i saktë i dokumentacionit.

Prioritetet e investimeve në Bashkinë Lushnjë; Këshilli Bashkiak pyetësor për të tërhequr rekomandimet e qytetarëve

Këshilli Bashkiak Lushnjë, ka hartuar një pyetësor për të tërhequr rekomandimet, sugjerimet dhe prioritetet e qytetarëve dhe grupeve të interesit që e realizojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë Lushnjë, me qëllim përfshirjen e zërit qytetar në vendimmarrje.

Ky pyetësor është hartuar dhe miratuar nga Kryesia e Këshillit të Bashkisë Lushnjë në bashkëpunim edhe me administratën e Bashkisë Lushnjë.

Ftojmë qytetarët e Bashkisë Lushnjë të shprehin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për prioritetet e vitit 2025 në buxhetin bashkiak, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e nivelit ekonomik të banorëve që jetojnë e punojnë në territorin e Bashkisë Lushnjë.

 

Pyetësori për Prioritetet e Investimeve në Bashkinë Lushnjë