Njoftim mbi Programin e subvencionimit të qirasë se banesës

Bashkia Lushnje në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”, njofton të gjithë të interesuarit të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:
• Fotokopje e kartave te identitetit
• Çertifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
• Certifikatë familjare;
• Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
•Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës qe aplikanti apo cdo pjesëtar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.
• Akt Verifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
• Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
• Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
• Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
• Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
• Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
• Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
• Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
• Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
• Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
• Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
• Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
• Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e punesuar dhe te vetëpunësuar të familjes;
• Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
• Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
• Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension
• Kontrata e qerasë me afat 1-vjeçar (duhet të jetë e noterizuar).
📍Dokumentacioni i sipërcituar duhet të depozitohet pranë zyrës së Strehimit Sporteleve të Zyrës së Shërbimit me Një Ndalesë deri në datën 23.12.2022.
🔖Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

Thirrje për ekspertë për projektin “Çliro potencialin e të rinjve të Lushnjës”

Bashkia Lushnje, në kuadër të implementimit të projektit “Çliro potencialin e të rinjve të Lushnjës” të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të “EU for Municipalities” ka hapur thirrjen për kontraktimin e një eksperti për menaxhimin e projektit.
Oferta duhet të dorëzohet brenda datës 21 Dhjetor 2022. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një kërkesë në adresën zyrtare të e-mail: bashkia_lushnje@yahoo.com për të kërkuar dosjen e plotë të thirrjes.
Call for expert
Municipality of Lushnja, in the framework of the implementation of the project “Unleashing the potential of youth of Lushnja”, funded by the European Union in the frame of EU for Municipalities project, intends to award a contract for “External expert for management”.
The deadline for submission of applications is December 21st, 2022. The complete tender dossier is available upon request of the interested candidate to our official email address: bashkia_lushnje@yahoo.com .