Bashkia Lushnjë është një nga institucionet e pushtetit vendor e cila u shpall fituese e thirrjes së dytë në kuadër të programit të përbashket të PNUD, “Askush Të Mos Mbetet Pas, LNB2”, program që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që synon të fuqizojë bashkitë për të ofruar shërbime sociale cilësore për kategorite në nevojë.

 

 

Takimi ku u prezantuan 12 bashkitë fituese nga ky Program u mbajt në ambientet e Qendrës së Zhvillimit Lushnjë, me pjesmarrjen e Ministres së Shëndetësisë Albana Kociu, Ambasadores së Zvicrës Ruth Huber, Përfaqesuesen e Përhershme të PNUD në vendin tonë Monica Merino, si dhe kolegë drejtues të 11 bashkive të tjera të vendit. Bashkia Lushnjë ka vendosur që përmes këtij granti të bëjë të mundur ngritjen e një Qendre Komunitare në Savër.