Reforma Administrativo-Territoriale/ Datat dhe vendi i Konsultimeve Publike në Rajonet dhe Njësitë Administrative të Bashkia Lushnjë

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr.139/2015 datë 17/12/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike, nenit 108, pika 2 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë , shkresës me Nr.3573 Prot, datë 31.07.2026, protokolluar në Bashkinë Lushnjë me Nr.7595, datë 03.08.2026 si edhe Projektligjit “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.”

Ju njoftojmë se do të zhvillohen konsultime publike në kuadër të: “Ndarjes administrativo-territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.”

 

Takimet do zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:

7 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Konsultim publik për Rajonet 1, 2, 3 dhe 4 – Muzeu Historik

• Ora 13:00 – Konsultim publik për Rajonin 5 – Njësia Administrative

 

8 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Golem – Njësia Administrative

• Ora 13:00 – Dushk – Njësia Administrative

 

9 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Hysgjokaj – Njësia Administrative

• Ora 13:00 – Ballagat – Njësia Administrative

 

10 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Fier-Shegan – Njësia Administrative

• Ora 13:00 – Allkaj – Njësia Administrative

 

11 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Kolonjë – Njësia Administrative

• Ora 13:00 – Bubullimë – Njësia Administrative

 

14 Shtator 2026

• Ora 12:00 – Karbunare – Njësia Administrative

• Ora 13:00 – Krutje – Njësia Administrative

 

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto konsultime, të njihen me propozimet dhe të shprehin mendimet, sugjerimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me procesin e ndarjes administrative-territoriale.

 

Pjesëmarrja dhe zëri i qytetarëve janë të rëndësishëm për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.

 

 

 

Nis falja e detyrimeve vendore/ Kategoritë që përfitojnë që përfitojnë dhe afatet

NJOFTIM

 

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët e interesuar se me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore.

 

Bashkia e Lushnjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre.

 

Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor.

Për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim:

  • pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër,
  • ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur.

Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen.

 

Për detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

 

Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesës, të specifikojnë me patjetër në përshkrim se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes.

 

Për çdo paqartësi ose informacion të mëtejshëm, taksapaguesit lushnjarë mund të shkruajnë në adresën elektronike info@bashkialushnje.gov.al ose të paraqiten pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkisë Lushnjë.

 

Nga kjo falje përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore.

 

Zhvillimi i zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve”/ Ja kalendari i Dëgjesave Publike në 4 Njësi Administrative

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit, media dhe cdo palë të interesuar se në kuadër të “Zhvillimit të zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve” do të organizohen Dëgjesa Publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe Njësitë Administrative Kolonjë, Dushk, Karbunarë dhe Hysgjokaj të shpallura “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Lushnjë”.

 

Bashkia Lushnjë fton të gjitha palët të bëhen pjesë e këtyre Dëgjesave sipas kalendarit të mëposhtëm: në datën 4 maj në Njësinë Kolonjë, në 5 maj në Njësinë Dushk, në 6 maj në Njësinë Karbunarë dhe në 7 maj në Njësinë Hysgjokaj.

 

Internet “WI-FI” falas në hapësirat publike të Lushnjës/ Nis zbatimi i projektit të BE dhe qeverisë gjermane

Në Lushnjë ka nisur të zbatohet projekti “WIFI4WB” teksa qytetarët kanë akses Wi-Fi në disa zona e hapësira publike të qytetit, sikurse në sheshin përpara “Bashkia Lushnje”, përpara Muzeut deri tek “Shtepia Muze e Kongresit te Lushnjes”, si dhe sheshet përpara këtyre atraksioneve historike!

 

Iniciativa WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe e zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

 

WiFi4WB ofron pika aksesi (hotspots) falas të Wi-Fi publik për deri në 500 bashki në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ajo bazohet në suksesin e programit WiFi4EU të BE-së, i cili alokoi 130 milionë euro për të krijuar rrjete publike Wi-Fi në rreth 9,000 bashki të BE-së.

 

Pikat e aksesit Wi-Fi instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar qasje falas dhe të besueshme në internet për banorët dhe vizitorët.

 

Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së lidhshmërisë në rajon, duke fuqizuar njerëzit të komunikojnë, të mësojnë dhe të punojnë online në mënyrë më efektive. Është pjesë e një plani më të gjerë për të përshpejtuar tranzicionin digjital në rajon, duke promovuar kështu integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Digjital të BE-së.

 

Projekti në Lushnjë do të zbatohet për tre vite me radhë, deri në prill 2029.