Konsultimet Publike për “Buxhetin e vitit 2025” në bashkinë Lushnjë/ Ja kalendari i takimeve në çdo Njësi dhe Rajon

Hartimi i Buxhetit për vitin 2025 dhe Projekt-Buxheti Afatmesëm 2025-2027 janë momente të rëndësishme për Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe administratën bashkiake. Për të pasur një shpërndarje sa më të mirë të fondeve publike në bazë të nevojave dhe në të gjithë territorin, Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Lushnje do të zhvillojnë një serë takimesh me banorët, bizneset dhe grupet e interest në të gjitha Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës.

 

Prania e qytetareve, bizneseve, medias dhe grupeve të ndryshme të interesit në konsultimet publike është me interes të vecantë në mënyrë që Buxheti i bashkisë Lushnjë për vitin 2025 të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Dëgjesat Publike do të nisin në datën 5 nëntor në Kolonjë për të vijuar pastaj me Bubullimën, Krutjen, Allkajn, Fiersheganin, Karbunarën, Hysgjokajn, Ballagatin, Dushkun, Golemin dhe Rajonet e qytetit. Po ashtu është parashikuar një dëgjesë publike me të rinjte dhe te rejat e bashkisë Lushnjë.

 

Më poshte, bashkëngjitur do të gjeni Njoftimin mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike si dhe kalendarin e plotë të datave sipas Njësive Administrative dhe Rajoneve.

 

Njoftimi mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike për “Buxhetin e vitit 2025”

Merr formë godina moderne e Qendrës Shëndetësore ne Bubullimë

Rikonstruksioni total i Qendrës Shëndetësore në Bubullime është një nga projektet më të rëndësishme të bashkisë Lushnjë në fushën e infrastrukturës shëndetësore.

Puna për finalizimin e këtij investimi po ecën me ritme të kënaqshme. Shuma prej 25.405.840 e dalë prej buxhetit të bashkisë Lushnjë në favor të këtij projekti, parashikon që të modernizojë ambientin e Qendrës Shëndetësore Bubullime.

 

 

5900 banorë të kësaj Njësie Administrative do te përfitojë shërbime shëndetesore në ambiente bashkëkohore, ndërsa personeli prej 12 punonjës, 10 inferimiere dhe 2 mjekë do të kenë të gjitha lehtësitë e nevojshme në punën e tyre të përditshme me pacientët. Aktualishte në territorin e bashkisë Lushnjë janë disa projekte në investim e siper në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, përfshirë dy shkollat 9-vjecare në Golem dhe Karbunarë.

 

Plotësohet vendi vakant në Këshillin Vendor Rinor të Lushnjës

Bashkia Lushnje përzgjodhi anëtarin e ri (vend vakant) në Këshillin Vendor Rinor Lushnje (KVR), mes individëve që shprehën interes përgjate 30 ditëve të shpalljes së thirrjes publike për anetarësim në KVR.

Anetari i ri i Këshillit Vendor Rinor Lushnje do të jetë Aida Turku.

 

 

Këshilli Vendor Rinor në mandatin e tij 2 (dy) vjeçar do të përbëhet nga:

 

  1. Eriselda Sefa (Kryetare)
  2. Xhejsika Boriçi (Anëtare)
  3. Aida Turku (Anëtare)
  4. Xheriko Trekanaku (Anëtar)
  5. Nalva Bakiu (Anëtare)
  6. Oriado Asanbejlli (Anëtar)
  7. Ardesa Veshi (Anëtare)
  8. Dashnor Veizaj (Anëtar)

 

Këshilli Vendor Rinor (KVR), drejtohet nga Kryetari i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të KVR –së.

 

Mandati i anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë është 2 (dy) vjeçar me të drejtë riemërimi.

 

KVR mblidhet jo më pak se 4 (katër) herë në vit dhe kur janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të tij.

 

Thirrje e Hapur për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Lushnjë për të marrë pjesë në procesin e bashkë-krijimit të angazhimeve lokale të OGP

Si një anëtare krenare e platformës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur ne nivel lokal (OGP Local) Open Government Partnership (OGP), Bashkia Lushnje është e angazhuar në avancimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.

OGP local është një platformë globale që promovon qeverisjen e hapur në nivel lokal, duke përfshirë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në bashkë-krijimin e planeve të veprimit. Kjo ndihmon bashkitë të përmirësojnë transparencën, të përdorin më mirë burimet publike dhe të përforcojnë besimin me qytetarët, duke adresuar më mirë sfidat lokale dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Qëllimi i thirrjes

 

Bashkia Lushnje fton të gjitha organizatat aktive të shoqërisë civile (OSHC), grupet jo-formale apo qytetar aktiv që veprojnë brenda territorit të bashkisë për t’u bashkuar me ne në këtë proces të rëndësishëm të bashkë-krijimit. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të siguruar që angazhimet që ne do të hartojmë të pasqyrojnë vërtet interesat dhe përparësitë e qytetarëve tanë. Së bashku, synojmë të krijojmë një vizion strategjik dhe një plan veprimi në përputhje me parimet e OGP-së, që do t’i dorëzohet OGP-së deri në dhjetor 2024.

 

Çfarë presim nga organizatat/grupet pjesëmarrëse

 

  • Të punojnë së bashku me përfaqësuesit e bashkisë për të zhvilluar angazhime të fokusuara në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.
  • Të bëhen pjesë e një grupi pune që do të udhëheqë procesin e bashkë-krijimit dhe do të mbikëqyrë zhvillimin dhe zbatimin e planit të veprimit.
  • Të ndihmojnë/kontribuojnë në përcaktimin e qëllimeve afatgjata për bashkëpunim të qëndrueshëm midis bashkisë dhe shoqërisë civile.

 

Angazhimi ynë ndaj gjithëpërfshirjes

 

Bashkia Lushnje është e përkushtuar për të siguruar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe përfaqësues i zërave të ndryshëm brenda komunitetit tonë. Ne inkurajojmë OSHC-të e të gjitha madhësive dhe fushave të veprimit të marrin pjesë, duke sjellë një gamë të gjerë perspektivash dhe ekspertizash.

 

Si të Aplikoni

 

Nëse organizata apo grupi juaj është i/e interesuar të kontribuojë në këtë nismë të rëndësishme, ju lutemi dërgoni informacionin e mëposhtëm në

https://docs.google.com/forms/d/1e8gJ_MNP9fdkh-KBlMSQr3s9BAYDgjHt4tdDnXZtkgE/edit , deri në 31 tetor 2024

 

Hapat e mëtejshëm

 

Të përzgjedhurit do të ftohen të marrin pjesë në takimet fillestare dhe ato ne vijim ku do të diskutojmë formimin e grupit të punës, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive, dhe do të fillojmë hartimin e angazhimeve të OGP-së. Qëllimi ynë është të finalizojmë dhe të dorëzojmë planin e veprimit tek OGP deri në dhjetor 2024.

 

Informacion kontakti

 

Për çdo pyetje ose detaje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

bashkia.lu21@gmail.com ose nr. tel: +355 35 22139

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj aktive në formësimin e së ardhmes së Lushnjes përmes këtij bashkëpunimi të rëndësishëm!

 

Ky proces bashkë-krijimi iniciohet nga Bashkia Lushnje për të hartuar/percaktuar angazhimet lokale të OGP që do të formësojnë të ardhmen e komunitetit tonë, me mbeshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan dhe në bashëpunim me Shoaqatën për Autonomi Vendore, ne kuadër të programit global të NDI. “Qeverisje e hapur: Mekanizmat nxitës në nivel lokal për planifikim, inovacion dhe zhvillim (OG-LAPIS)”