Si një anëtare krenare e platformës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur ne nivel lokal (OGP Local) Open Government Partnership (OGP), Bashkia Lushnje është e angazhuar në avancimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.

OGP local është një platformë globale që promovon qeverisjen e hapur në nivel lokal, duke përfshirë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në bashkë-krijimin e planeve të veprimit. Kjo ndihmon bashkitë të përmirësojnë transparencën, të përdorin më mirë burimet publike dhe të përforcojnë besimin me qytetarët, duke adresuar më mirë sfidat lokale dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Qëllimi i thirrjes

 

Bashkia Lushnje fton të gjitha organizatat aktive të shoqërisë civile (OSHC), grupet jo-formale apo qytetar aktiv që veprojnë brenda territorit të bashkisë për t’u bashkuar me ne në këtë proces të rëndësishëm të bashkë-krijimit. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të siguruar që angazhimet që ne do të hartojmë të pasqyrojnë vërtet interesat dhe përparësitë e qytetarëve tanë. Së bashku, synojmë të krijojmë një vizion strategjik dhe një plan veprimi në përputhje me parimet e OGP-së, që do t’i dorëzohet OGP-së deri në dhjetor 2024.

 

Çfarë presim nga organizatat/grupet pjesëmarrëse

 

  • Të punojnë së bashku me përfaqësuesit e bashkisë për të zhvilluar angazhime të fokusuara në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.
  • Të bëhen pjesë e një grupi pune që do të udhëheqë procesin e bashkë-krijimit dhe do të mbikëqyrë zhvillimin dhe zbatimin e planit të veprimit.
  • Të ndihmojnë/kontribuojnë në përcaktimin e qëllimeve afatgjata për bashkëpunim të qëndrueshëm midis bashkisë dhe shoqërisë civile.

 

Angazhimi ynë ndaj gjithëpërfshirjes

 

Bashkia Lushnje është e përkushtuar për të siguruar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe përfaqësues i zërave të ndryshëm brenda komunitetit tonë. Ne inkurajojmë OSHC-të e të gjitha madhësive dhe fushave të veprimit të marrin pjesë, duke sjellë një gamë të gjerë perspektivash dhe ekspertizash.

 

Si të Aplikoni

 

Nëse organizata apo grupi juaj është i/e interesuar të kontribuojë në këtë nismë të rëndësishme, ju lutemi dërgoni informacionin e mëposhtëm në

https://docs.google.com/forms/d/1e8gJ_MNP9fdkh-KBlMSQr3s9BAYDgjHt4tdDnXZtkgE/edit , deri në 31 tetor 2024

 

Hapat e mëtejshëm

 

Të përzgjedhurit do të ftohen të marrin pjesë në takimet fillestare dhe ato ne vijim ku do të diskutojmë formimin e grupit të punës, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive, dhe do të fillojmë hartimin e angazhimeve të OGP-së. Qëllimi ynë është të finalizojmë dhe të dorëzojmë planin e veprimit tek OGP deri në dhjetor 2024.

 

Informacion kontakti

 

Për çdo pyetje ose detaje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

bashkia.lu21@gmail.com ose nr. tel: +355 35 22139

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj aktive në formësimin e së ardhmes së Lushnjes përmes këtij bashkëpunimi të rëndësishëm!

 

Ky proces bashkë-krijimi iniciohet nga Bashkia Lushnje për të hartuar/percaktuar angazhimet lokale të OGP që do të formësojnë të ardhmen e komunitetit tonë, me mbeshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan dhe në bashëpunim me Shoaqatën për Autonomi Vendore, ne kuadër të programit global të NDI. “Qeverisje e hapur: Mekanizmat nxitës në nivel lokal për planifikim, inovacion dhe zhvillim (OG-LAPIS)”