Kryebashkiakja Eriselda Sefa në emër të Bashkisë Lushnjë, me mbështetjen e Shoqatës për Autonomi Vendore, nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), në kuadër të programit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Nivel Lokal.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi është krijimi i një kornize bashkëpunimi midis “Bashkia Lushnje”, Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe Shoqatës për Autonomi Vendore të Shqipërisë (SHAV) për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të rritur kapacitetin e institucionit tonë në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së qytetarëve.
Ky bashkëpunim është në përputhje me standardet dhe parimet e iniciativës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe synon të mbështesë nismat që promovojnë praktikat e qeverisjes së hapur brenda Bashkisë Lushnjë, duke mbështetur angazhimin e institucionit me një rrjet të qeverisjeve vendore partnere që ndjekin reforma të ngjashme të qeverisjes së hapur.