Zyra e Menaxhimit, Mbrojtjes së Tokës dhe Këshillimit Bujqësor operon sipas legjislacionit në fuqi për tokën, konkretisht:
- Ligjit Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,
- Ligjit Nr.8572 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, i ndryshuar.
- VKM Nr.121 datë 17.02.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarqe dhe Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Komuna dhe/ose Bashki” ,
- Ligjit Nr.9244 datë 17.06.2004 “Për Mbrojtje e Tokës Bujqësore”, i ndryshuar.
- Ligjet, aktet nënligjore dhe Udhëzimet që nxjerr Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave në kuadër të zbatimit të programeve të mbështetjes/subvencionimit të fermerëve.
Zyra e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Bashki ka varësi teknike nga DAMT-ja e qarkut.
Shërbimet e ofruara për qytetarët ndahen në:
- Shërbime të ofruara nga ZMMT janë:
- Lëshimi i vërtetimeve sipas kërkesës së shtetasve, nëse janë trajtuar/nuk janë trajtuar me tokë bujqësore nga zbatimi i ligjit Nr.7501/1991 “Për tokën”.
- Shërbimet e ofruara në kuadër të bashkëpunimit me organe të tjera janë:
- Miratimi i ndryshimit të kategorisë së resurseve pyll, tokë me bimësi pyore, kullotë dhe livadh dhe kalimi i tyre në kategorinë e resursit tokë bujqësore me kërkesë të pronarit të sipërfaqes së tokës.
- Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR për zbatimin e programit IPARD III, i cili synon të mbështesë fermerët për zhvillimin e bujqësisë në vend, për efekt të përfitimit të subvencionimit:
2/a. Hartohet Plan –Vendosje e tokës bujqësore për efekt përfitimi subvencionimi nga masa mbështetëse për fara/fidanë dhe inpute të tjera bujqësore.
2/b. Njehsimi i titullit të pronësisë AMTP-së (përfituar nga zbatimi i ligjit Nr.1991/7501 “Për Tokën”) me dokumentacionin që disponon ZMMT për ndarjen e tokës, për secilin fermer. Pra njehsimi i AMTP-së me Formularin Nr.6.
Ky shërbim ofrohet në kuadër të masës mbështetëse për të përfituar naftë për mjetet e mekanizuara që punojnë në agrikulturë.
