“Bashkia Lushnje”  shpall thirrjen publike për një vend vakant për anëtarësim në  Këshillin Vendor të  Rinisë.

 

Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kandidati/ja duhet të jetë banor/e e Bashkisë Lushnje dhe e moshës prej 15 deri 29 vjeç.

 

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Lushnje duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

 

Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:

 

a) të jetë përfaqësues e një organizate rinore ose për të rinjtë;

b) të mos jetë i dënuar;

c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;

d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Kandidatët  për NJË vend vakant në KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun,

Sektori i  Zhvillimit Ekonomik , Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, brenda afatit 17.10.2024 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

 

a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;

b) jetëshkrim ( CV);

c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;

d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;

dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;

e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;

 

 

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftimi i fituesit do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit Bashkia Lushnje, në mjediset e Bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.

 

AlbaniaUSA