NJOFTIM
Në kuadër të bashkëpunimit institucional midis Entit Kombëtar të Banesave (EKB) dhe Bashkisë Lushnje lidhur me mundësinë e ndërtimit të një objekti me kosto te ulet, informon të gjithë qytetarët e saj, të cilët janë të interesuar për të aplikuar për banesa me kosto të ulët (BKU), të paraqesin kërkesat e tyre pranë Institucionit tonë.
Kuptimi i banesave me kosto të ulët:
Banesë me kosto të ulët (BKU) konsiderohet banesa që plotëson të gjitha kushtet teknike, standardet e ndërtimit dhe normat e strehimit në fuqi, që është e paracaktuar për t’u disponuar në pronësi nga përfituesi, nëpërmjet formave të ndryshme të lehtësimit nga institucionet shtetërore.
Banesat me kosto të ulët që sigurohen nëpërmjet ndërtimit, në njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku vlerat e tregut janë me të larta se kostoja e ndërtimit, shiten me çmim nën vlerën e tregut, por jo nën vlerën e kostos së ndërtimit.
Përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët (BKU):
Familjet me të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse:
Vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
Zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
Janë të zhvendosura nga banesat, sipas parashikimeve të nenit 6 të ligjit “Për strehimin social”.
Personat e interesuar mund të paraqiten pranë Zyrës së Strehimit ose Zyrës së Informacionit në Bashkinë Lushnje, për tu njohur me kushtet dhe proçedurat e aplikimit.

