Qëllimi
Qendra e Zhvillimit e Bashkisë Lushnje ka për qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijet me aftësi të kufizuar,në rastin kur këto shërbime nuk mund të realizohen nga familjarët e tyre. Qendra ofron shërbime psiko-sociale për të mbështetur rehabilitimin,edukimin dhe rritjen e autonomisë së personave me aftësi të kufizuar me qëllim integrimin e tyre në shoqëri,si dhe ndihmon e bashkëpunon me familjet e tyre për të arritur këtë qëllim.
Shërbimet që ofrohen
- Terapi zhvillimi
- Terapi Okupacionale
- Fizioterapi
- Logopedi
- Terapi Grupi
- Sherbime psiko-motore
- Terapi Individuale
Në Qendrën e Zhvillimit marin shërbim në një mesatare vjetore rreth 60 fëmijë.
Target –grupet përfituese të shërbimeve
- Fëmijet e moshave 2 – 16 vjeç
- Fëmijet me aftësi të kufizuar (ndryshe).
- Familjet që kanë fëmijë me nevoja të ndryshme psiko-sociale;
- Prindër të fëmijëve me Aftësi të Kufizuar (ndryshe).
- Fëmijet që kanë nevojë për mbështetje dhe rekomandime psikologjike, etj.
Përfituesit e Qendrës duhet të plotësojnë dokumentacionin, ku përfshihen:
- Çertifikatë personale
- Çertifikatë familjare
- Fotografi (2 copë)
- Libreza e vaksinave
- Diagnoza e percaktuar nga mjeku specialist
- KMCAP (nëse trajtohet me KMCAP)
- Adresa e vendbanimit, numri i kontaktit të prindërve, frekuenton shkollën/kopësht etj.
Adresa: Lagja “Xhevdet Nepravishta” prane spitalit Ihsan Çabej
Email: qendraezhvillimitlushnje@gmail.com
