Në vijim të njoftimit të publikuar më datë 2 Nëntor 2026, lidhur me hapjen e thirrjes për aplikim në sistemin e strehimit social për programin e Subvencionimit të Qirasë, ju bëjmë me dije se afati fillestar i përcaktuar deri më datë 30 Nëntor 2026 shtyhet deri më datë 4 Dhjetor 2026.

Kjo shtyrje bëhet nisur nga ditët e pushimeve të festave zyrtare dhe mundësimi i kohës së mjaftueshme të gjithë qytetarëve të interesuar për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.

Të gjithë aplikantët që ende nuk e kanë përfunduar procesin për të qenë përfitues të programit të Subvencionimit të Qirasë, ju informojmë të paraqiten pranë Zyrave të Informacionit për të aplikuar online në portalin e-Albania, brenda afatit të ri, deri më datë 04.12.2026.