NJOFTIM
Bashkia Lushnjë njofton se, në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave në qytetin e Lushnjës, njofton të gjithë qytetarët, drejtuesit e mjeteve dhe subjektet tregtare se, bazuar në Urdhrin Nr. 260, datë 22/09/2026, janë vendosur kufizime të qarkullimit të mjeteve si më poshtë:
Për mjetet e transportit të përzier (ATP), me masë maksimale të autorizuar deri në 3.5 ton:
Ndalohet qarkullimi çdo ditë, në oraret 07:00–12:00 dhe 18:00–22:00.
Për mjetet e transportit me masë maksimale të autorizuar 3.5–6.5 ton:
Ndalohet qarkullimi çdo ditë, në oraret 07:00–13:30 dhe 15:30–22:00.
Për mjetet me tonazh të rëndë, mbi 6.5 ton (betoniere, kamionë, trajlerë etj.):
Ndalohet qarkullimi në intervalin 06:00–00:00.
Kufizimet e qarkullimit zbatohen në zonat dhe akset rrugore të përcaktuara në urdhër, ndër të tjera: Bulevardi “Kongresi”, deri te Rrethi i Plasmasit, Rruga “Pavarësia”, Rruga “Uan Kondakçiu” (tek Ypsiloni), Rruga “Besim Nuri”, Rruga “Ahmet Vogli” dhe Rruga “Azem Quka”.
Përjashtohen nga këto kufizime mjetet e shërbimeve të urgjencës, zjarrfikësit, policia, mjetet e transportit urban dhe mjetet e transportit turistik, si dhe rastet e tjera të përcaktuara në urdhër.
Subjektet tregtare duhet të respektojnë oraret e lejuara të qarkullimit dhe sinjalistikën përkatëse.
Bashkia Lushnjë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për zbatimin e këtij urdhri, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt dhe të rregullt në qytet.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Klikoni në link-un e mëposhtëm për tu njohur më tepër me Urdhërin dhe Planin e vendosjes së lëvizjeve së automjeteve të transportit të mallrave në qytetin e Lushnjes.
