Titulli i projektit : SOILSTICE: Forcimi i institucioneve dhe komuniteteve tona për transformimin e tokës, përfshirjen dhe angazhimin qytetar

 

Kohezgjatja e projektit: 38 muaj

 

Donatori: Bashkimi Evropian – Programi Horizon

 

Partneret: Koordinatori kryesor i këtij projekti është ECOLISE, dhe ai përfshin 41 organizata nga e gjithë Evropa. Lushnja është pjesë e këtij projekti së bashku me bashki të tjera shqiptare si Berati, Shkodra dhe Elbasani. Klikoni linkun për të lexuar listën e plotë.

 

Buxheti total: 5,000,000.00 Euro

 

Sektori: Qëndrueshmëria Mjedisore

 

Pershkrimi i projektit: Projekti SOILSTICE adreson një nga sfidat më urgjente mjedisore në Evropë: mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës si një bazë thelbësore për qëndrueshmërinë ndaj klimës, biodiversitetin, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e komuniteteve. Pavarësisht ambicieve të Strategjisë së BE-së për Tokën 2030, qeverisja e tokës në Evropë mbetet e fragmentuar, ndërsa njohuritë dhe ndërgjegjësimi mbi tokën në nivel lokal dhe rajonal janë ende të ulëta. Si rezultat, bashkitë, menaxherët e tokës dhe qytetarët shpesh nuk kanë mjetet, njohuritë dhe mekanizmat pjesëmarrës të nevojshëm për të kthyer objektivat evropiane për mbrojtjen e tokës në veprime konkrete në nivel lokal.

SOILSTICE i përgjigjet drejtpërdrejt kësaj boshllëku duke forcuar kapacitetet e autoriteteve lokale dhe rajonale për të vepruar si aktorë kyç në ruajtjen e tokës. Projekti promovon zhvillimin dhe zbatimin e Marrëveshjeve të Menaxhimit Territorial (TMA) si një instrument qendror për qeverisjen pjesëmarrëse të tokës. Përmes TMA-ve, mbrojtja e tokës bëhet më e dukshme, e matshme dhe e zbatueshme në nivel territorial, duke nxitur njëkohësisht bashkëpunimin midis institucioneve publike, shoqërisë civile dhe aktorëve lokalë.

Vizioni i projektit është integrimi i shëndetit të tokës në sistemet e qeverisjes lokale, duke fuqizuar qytetarët si bashkë-krijues të zgjidhjeve dhe duke siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve për mbrojtjen e tokës përtej cikleve politike. Në këtë mënyrë, SOILSTICE kontribuon drejtpërdrejt në objektivat e Misionit të BE-së për Tokën, si dhe mbështet Direktivën e ardhshme për Monitorimin dhe Qëndrueshmërinë e Tokës (Soil Monitoring Law), duke forcuar kapacitetin e Evropës për të mbrojtur tokën si një burim jetik natyror.

 

Rezultatet: Projekti Solstice do të japë 6 kontribute për komunitetin tonë:

  • Krijimi i Marrëveshjeve të Menaxhimit Territorial (TMA)
    Bashkë-krijimi i marrëveshjeve ndërmjet Bashkisë Lushnjë, fermerëve dhe qytetarëve për të reduktuar degradimin e tokës.
  • Angazhimi i qytetarëve në shkallë të gjerë
    Ky projekt do te angazhoj komunitetin përmes hartëzimit e punëtorive, dhe do të krijojë mundësi për shkëmbime binjakëzimi, festivale dhe programe te tjera.
  • Forcimi i kapaciteteve në autoritetet lokale dhe aktorët qytetarë
    Ky projekt do te trajnoj stafin e Bashkise dhe qytetarët e interesuar në Lushnjë, duke përfshirë sesione mentorimi dhe paketa informative me akses të hapur.
  • Monitorimi, Vlerësimi dhe Integrimi i Politikave
    SOILSTICE ndihmon Lushnjen të përmbushë objektivat e integrimit në BE duke krijuar një kornizë të fortë Monitorimi, Vlerësimi dhe Mësimi (MEL) për të ndjekur rezultatet ekologjike dhe për të matur treguesit e pjesëmarrjes sociale, si barazia gjinore, përfshirja e të rinjve dhe përfshirja e grupeve të margjinalizuara.Permes projektit  SOILSTICE do te prodhohen 5 dokumente politikash dhe organizohen 10 tryeza të rrumbullakëta me politikëbërës të BE-së, kombëtarë dhe rajonalë.
  • Qëndrueshmëria dhe rrugët ekonomike
    SOILSTICE do të mobilizojë rrugë financiare dhe institucionale që mbështesin shëndetin e tokës në Lushnjë. Kjo përfshin akses në financime të mundshme nga mbi 100 milion € nga CAP, LEADER dhe fondet SML për partnerë si Lushnja, si dhe demonstrimin e kostove të shmangura të degradimit të tokës prej 2–5 miliard € në vit në të gjithë Evropën deri në vitin 2040. Kjo siguron që kujdesi për tokën të mos jetë vetëm një domosdoshmëri ekologjike, por edhe ekonomikisht i qëndrueshëm.

 

 

***(english version)***

 

 

Project Title: Soilstice: Strengthening Our Institutions and Localities for Soil Transformation and Civic Engagement.

 

Project Duration: 38 months

 

Donor: European Union Horizon Program

 

Partners: This project’s main coordinator is ECOLISE and incorporates 41 organizations across Europe. Lushnje is among Albanian municipalities like Berat, Shkodra, and Elbasan. Click the link to read the full list.

 

Sector: Environmental Sustainability and Civic Engagement

 

Project Description: The SOILSTICE project addresses one of Europe’s most urgent environmental challenges: the protection and sustainable management of soil as a critical foundation for climate resilience, biodiversity, food security, and community wellbeing. Despite the ambitions of the EU Soil Strategy for 2030, soil governance across Europe remains fragmented, and soil literacy at the local and regional levels is still limited. As a result, municipalities, land managers, and citizens often lack the necessary tools, knowledge, and participatory mechanisms to translate European soil protection goals into concrete local action.

SOILSTICE responds directly to this gap by strengthening the capacity of local and regional authorities to act as key drivers of soil stewardship. The project promotes the development and implementation of Territorial Management Agreements (TMAs) as a central tool for participatory soil governance. Through TMAs, soil protection becomes more visible, measurable, and actionable at territorial level, while also fostering collaboration between public institutions, civil society, and local stakeholders.

The project’s vision is to embed soil health into local governance systems, empowering citizens as co-creators of solutions and ensuring continuity of soil protection efforts beyond political cycles. In doing so, SOILSTICE contributes directly to the objectives of the EU Mission Soil and supports the forthcoming Soil Monitoring and Resilience Directive (Soil Monitoring Law), reinforcing Europe’s collective capacity to safeguard soil as a vital natural resource.

 

Project Outcomes: The Solstice project will make 6 contributions to our community.

  1. Scaling Territorial Management Agreements (TMAs)
    1. Cocreate agreements between Bashkia Lushnje, farmers, and citizens and to reduce soil degradation.
  2. Citizen Engagement at Scale
    1. This project engages our community through mapping, workshops, schools, and residencies, and will lead to opportunities for twinning exchanges, festivals, and municipal programs.
  3. Building Capacities in Local Authorities and Civic Actors
    1. This project trains facilitators, municipal officials, and civic actors in Lushnje including mentoring schemes and open-access toolkits.
  4. Toolkits and the TMA Studio
    1. Lushnje gains access to 3 validated toolkits; co-designing legal/institutional frameworks, inclusive engagement, and TMA Studio, a digital commons interoperable to share best practices on soil health.
  5. Monitoring, Evaluation and Policy Integration
    1. SOILSTICE helps Lushnje meet its EU integration goals by creating a robust Monitoring, Evaluation, and Learning (MEL) framework to track ecological outcomes and measure social participation indicators such as gender balance, youth involvement, and inclusivity of marginalised groups. SOILSTICE delivers 5 policy briefs and convenes 10 roundtables with EU, national, and regional policymakers.
  6. Sustainability and Economic Pathways
    1. SOILSTICE will mobilise financial and institutional pathways that sustain soil health in Lushnje, this includes gaining access to potential funding from the €100m+ of CAP, LEADER, and SML funds to partners like Lushnje, while demonstrating avoided soil degradation costs of €2–5bn/year across Europe by 2040. This ensures that soil stewardship is not only ecologically necessary but also financially viable.