ZELORA

Zelora është një platformë digjitale e krijuar për të promovuar Lushnjen përmes teknologjisë. Kjo platformë bashkon në një hapësirë të vetme bizneset lokale,traditat, gastronominë, trashëgiminë kulturore, artistë, festat dhe vendet turistike të zonës. Çdo biznes prezantohet me profil të dedikuar, galeri fotografike, menu, vendndodhje në google maps dhe informacion kontakti. Informacioni gjendet si në shqip dhe anglisht. Ai mund të dëgjohet dhe me guida audio. Projekti synon të forcojë identitetin kulturor të Lushnjes në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme.

Këtë platformë mund ta vizitoni në linkun më poshtë :

Zelora – Platforma digjitale e Lushnjes