POLICIA BASHKIAKE

Baza Ligjore
Ligji Nr. 89/2022 PËR POLICINË BASHKIAKE
Shërbimet
Policia Bashkiake Lushnje ofron këto shërbime kryesore:
- Kontrolli dhe lirimi i hapësirave publike
Monitorimi dhe ndërhyrja ndaj zënies së paligjshme të trotuareve, rrugëve dhe ambienteve publike.
- Vendosja e masave administrative
Ndëshkimi i shkelësve të rregulloreve dhe akteve ligjore në fuqi, sipas kompetencave të përcaktuara.
- Menaxhimi i parkimeve dhe qarkullimit urban
Kontrolli i parkimeve të gabuara dhe bashkëpunimi për mbarëvajtjen e trafikut në qytet.
- Kontrolli i aktiviteteve tregtare në hapësira publike
Verifikimi i subjekteve për pajisje me leje dhe respektimin e kushteve të ushtrimit të aktivitetit.
- Mbikëqyrja e transportit urban dhe ndërurban
Monitorimi i mjeteve të transportit të udhëtarëve dhe mjeteve me tonazh të rëndë në territorin e bashkisë.
- Mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i ndotjes
Identifikimi dhe ndëshkimi i rasteve të ndotjes dhe shkeljeve mjedisore.
- Bashkëpunimi institucional
Koordinimi me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera për trajtimin e problematikave të përbashkëta.
- Reagimi ndaj ankesave të qytetarëve
Trajtimi i kërkesave dhe denoncimeve për problematika që lidhen me rendin publik dhe hapësirat e përbashkëta.
Misioni
Policia Bashkiake ka për mision garantimin e rendit dhe sigurisë publike në territorin e Bashkisë Lushnje, nëpërmjet zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe akteve vendore, duke siguruar përdorimin e drejtë të hapësirave publike, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Vizioni
Të ndërtojmë një qytet të rregullt, të sigurt dhe funksional për qytetarët, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, hapësirat publike respektohen dhe shërbimi ndaj komunitetit ofrohet me profesionalizëm, transparencë dhe integritet.
Adresa/Kontakt
Lgj. Kongresi i Lushnjes, Bashkia Lushnje, kati i parë
Orari zyrtar i punës :
E hënë – e enjte : 08:00 – 16:30
E premte : 08:00 – 14:00
Numri i telefonit :
+355 35 221 734
Na ndiqni në faqen zyrtare të Facebook për më shumë informacion ose për të paraqitur ankesa dhe denoncime.
Policia Bashkiake Lushnje
