Këtë të premte, në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Ilirët Jehojnë” në Lozanë, Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa u prit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet që Bashkia Lushnjë po zhvillon me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, si dhe mbi mundësitë për nisma të reja bashkëpunimi me qytete dhe institucione zvicerane.
Znj.Sefa i shprehu mirënjohje Ambasadës për pritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të komuniteteve dhe bashkëpunimeve ndërinstitucionale.
Kryetarja e Bashkisë Lushnjë vlerësoi angazhimin e z.Valon Gashi dhe përfaqësuesve të Ambasadës sonë në Zvicër për të unifikuar dhe forcuar zërin e diasporës shqiptare, shoqëruar me aktivitete të shpeshta që ruajnë dhe promojnë traditat dhe kulturën e popullit tonë, elementë vërtet për t’u admiruar!
Qeveria zvicerane e ka mbështetur Bashkinë Lushnjë në disa projekte që kanë në fokus shërbimet sociale, përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe integrimin e komunitetit rom në shoqëri. Për tu vlerësuar edhe asistenca e projektit “Bashki të Forta” për Këshillit Bashkiak Lushnjë, për forcimin e transparencës dhe demokratizimin e këtij organi.


