Bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesën publike të radhës me komunitetin e Njësisë Administrative Krutje ku u njohën me koncept-idenë e ngritjes së impiantit të kompostimit të mbetjeve të gjelbra, detajet teknike të së cilës u paraqitën për të pranishmit nga ekipi i FLAG, në kuadër të projektit “Bashki të Forta” -HELVETAS.

Ky impiant synon të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për pakësimin e mbetjeve të Bashkisë Lushnjë dhe shfrytëzimin e mbetjeve të gjelbra për pleh organik, i cili do të përdoret për pasurimin e tokave bujqësore të fermerëve.
Ishte e rëndësishme ndarja me banorët e Krutjes rëndësinë që ka procesi i kompostimit për ekonominë qarkulluese, si dhe masat për të minimizuar ndikimin mjedisor.