Këshilli Bashkiak Lushnje

 

Njoftim: Sesion informues nga Këshilli i Bashkisë

Të nderuar qytetarë!

Në datë 26 shtator 2025, ora 11:00, Këshilli i Bashkisë organizon Sesionin Informues për veprimtarinë e punës së tij pothuaj 2 vjecare. Sesioni organizohet në sallën e Këshillit të Bashkisë.

Janë të nderuar të marrin pjesë në këtë sesion përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve sociale (me ndihmë ekonomike, invalidë, të verbër etj), përfaqësues nga biznesi, të rinjte, gratë, pensionistë, intelektualë aktivistë, media, artistë, sportistë, struktura komunitare, kryetarë fshatrash, institucione shtetërore e private, drejtorë të bashkisë e të tjerë të interesuar.

Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të veprimtarisë së këshillit. Në faqen zyrtare të Këshillit në web, publikohet gjithë veprimtaria e tij, transmetohen drejtpërdrejt mbledhjet dhe organizohen konsultime publike me grupet e interesit, përpara vendimarrjeve.

Pjesë e transparencës dhe llogaridhënies është edhe organizimi i këtij Sesioni Informues të Këshillit të Bashkisë, që jo vetem te informoheni per punën e deritanishme, por dhe që të dëgjojmë opnionet dhe rekomandimet tuaja, me qëllim përmirësimin e punës sone.

Ky aktivitet mbështetet nga Projekti Bashki të Forta, që është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.

 

– Njoftimi i sesionit informues

– Material informues për qytetarët

– Agjenda e sesionit informues

– U mbajt takimi i sesionit informues I Këshillit të Bashkisë me qytetarët, i mbështetur nga projekti Bashki te Forta.

Pjesëmarrësit u informuan nga Kryetari I Keshillit Bashkiak mbi aktivitetin dy-vjecar të Këshillit.

Qytetarët propozuan përmiresim të mjeteve te informimit për të rritur
pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjet e Këshillit”.

– Përmbledhje e komenteve dhe rekomandimeve nga takimi me shoqerinë civile

 

Takim me shoqerinë civile në Lushnje më datë 02/10/2025
Ku në sallën e Këshillit Bashkiak u organizua takimi për forcim të rolit të shoqerisë civile në
Lushnje dhe për të nxitur pjeseëmarrjen e tyre në proceset vendimarrëse të vetëqeverisjes vendore
dhe të këshilli bashkiak në vecanti.
Takimin e drejtoi Lindita Oshafi përfaqesuese e projektit Bashki të Forta. Qytetarët propozuan
forma dhe mundësi të reja për te rritur bashkëpunimin me këshilltaret dhe strukturat e tyre të
zgjedhura dhe për angazhim konkret në cështjet vendore.

 

 

 

Përmbledhje e komenteve dhe rekomandimeve nga takimi me shoqerine civile

 

Në datën 9 tetor 2025 Këshilli i Bashkisë me asistencën e projektit Bashki te Forta organizoi një tryezë pune me shoqerinë civile dhe grupet e interesit për çështjet antikorrupsion. Pjesëmarrësit propozuan përmirësim të instrumentave dhe procedurave transparente nga qeverisja vendore, për minimizim të këtij fenomeni .
Më poshtë do te gjeni raportin e rekomandimeve.

 

 

Përmbledhje e komenteve dhe e rekomandimeve nga takimi me shoqerine civile

 

Takim pune me përfaqesues të këshillave bashkiake dhe administratës së bashkive të qarkut
Fier

Në datën 25.11.2025, në Prefekturën Fier, u organizua një tryezë pune me përfaqësues të
këshillave bashkiake dhe administratës së bashkive të qarkut Fier, për një bashkerendim dhe
kordinim ndërinstitucional, si bazë për një qeverisje të mire vendore në shërbim të qytetarëve.
Tryeza u përshendet nga sekretari i përgjithshëm i prefekturës z. Arben Velaj dhe u moderua
nga Znj. Lindita Oshafi eksperte nga Projekti i Bashkive të Forta në Shqipëri.
Për pjesëmarrësit u prezantuan paketa ligjore që duhet të zbatojnë NJVV-të dhe seti i gjithë
dokumentave ligjorë që shoqërojnë procesin e vendimarrjes përfundmtare nga Këshilli i
Bashkisë.
Me fokusin kryesor tek ligji i informimit dhe konsultimit publik, u theksua fakti, që verifikimi i
ligjshmërisë së vendimeve nga Prefektura të shoqerohet edhe me verifikimin e zbatimit të
legjislacionit për përgatitjen dhe publikimin në faqen web të dokumentave dhe proceseve që
shoqërojnë vendimarrjen e këshillit të bashkisë.
Në takim u soll eksperienca e Bashkisë Lushnjë, e asistuar nga projekti, që ka bërë ndryshime të
dukshme në ristrukturimin e faqes web dhe publikimin në kohën e duhur të dokumentave të
rëndësishëm si vendimarrja e kryesisë së këshillit, njoftimi, procesverbali dhe vendimi i
komisioneve të përkohshme, njoftimi për mbledhjen e këshillit dhe P/Vendimet bashkë me
relacionet, transmetimi i mbledhjeve dhe regjistrimi i tyre në youtube, procesi i plotë i nje
konsultimi publik, sesionet e informimit për qytetarët, rregjistri i transparencës, të kërkesave,
ankesave, peticioneve dhe të tjera dokumenta e procese ligjore në kuadër të transparencës dhe
përfshirjes së qytetarëve në vendimarrje.
Pjesëmarrësit diskutuan dhe sugjeruan që projekti ti ndihmojë për një strukturë standard të
paraqitjes së këtyre dokumentave në faqen web, reduktimin e disa dokumentave që përsëriten
nga ekzekutivi dhe këshilli i bashkise në faqe, në organizimin e takimeve e vizitave konkretisht
tek bashkitë e suksesshme si Lushnja për ekperiencë pune, në përdormin e formave efikase në
sensibilizimin e qytetarëve për të përdurur dokumentacionin e faqes web dhe në trajnime staf –
këshill bashkë per rritjen e përgjegjshmërisë së tyre për të njohur dhe zbatuar sëbashku
kërkesat e rregulloreve të funksionimit të këshillit si dhe paraqitjes së dokumentave justifikuese
ne proceset vendimarrese sa më të thjeshta dhe të kuptueshme.

Foto nga takimi