NJOFTIM
Shtetasit që kanë vendbanim ose vendqëndrim në Shqipëri mund të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e adresës së tyre në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.
Për këtë, duhet të ngarkoni dokumentin që provon adresën: kontratë qiraje, dokument pronësie ose dokument tjetër të ligjshëm.
Raste të veçanta:
Nëse jetoni me një familje tjetër, kërkesa duhet të konfirmohet nga kryefamiljari.
Për personat që qëndrojnë në institucione shëndetësore për kurim të gjatë ose në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale mbi 3 muaj, institucionet përgjegjëse njoftojnë gjendjen civile.
Detyrimet e qytetarëve:
Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë.
Nëse adresa nuk është e plotë ose ka dokumentacion të paplotë, zyra e gjendjes civile ju njofton për plotësim, brenda 3 ditëve nga njoftimi.
Për çdo informacion shtesë, mund të vizitoni portalin e-Albania ose të kontaktoni zyrën e gjendjes civile.
VENDIM Nr 388, date 10.07.2025
