Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Date 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin  e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e Arsimit Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të veçanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që çdo fëmijë/nxënës të mund të jetë i vlerësuar, të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në Institucione Arsimore Parauniversitare publike në vitin shkollor 2024-2025 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar.

 

Mbështetur në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Datë10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:

 

1.Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në Institucionin Arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë, mund të perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar  për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

2.Nxënësit, të cilët ndjekin Arsimin Parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në Institucione Arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon :

 

1 – Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5km nga vendbanimi i përheshëm i tyre, qe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës Nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe që akomodohen në konvikte publike

b) nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomi sipas pasqyres Nr.1 dhe që akomodohen ne konvikte publike

c) nxënësit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.

 

2 – Kriteri i rezultateve te arritura

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nënte) deri në 10 (dhjetë).

 

3 – Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara, të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.

ç) nxënësit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

d) nxënësit, femijë të personit /personave që gëzojnë statusin e invalidit

dh)nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin  e mesëm profesional 

e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore,

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave te Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak të detyrës.

f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanike, elektronikë, elektronikë, punim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo- hidraulikë.

g) nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.

gj) nxënëset, të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, përjashtuar ato që përfitojnë nga shkronja “f”, e këtij vendimi, trajtohen me 50% të bursës.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 11.11.2024.

 

 Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.