Rreth nesh:

 

Zyra e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Lushnje ,pjesë e qëndrës komunitare multifunksionale,do të ofrojë shërbime për të gjithë individët, të cilët kanë dëshirë që të informohën dhe këshillohen në lidhje me arsimin apo karrierën profesionale. Pranë zyrës së këshillimit do të gjeni këshilluesit e karrierës, të cilët janë trajnuar sipas një standarti ndërkombëtar profesional për të ofruar një shërbim të specializuar duke ju referuar analizës së nevojave të tregut për këshillim dhe orientim profesional.

 

 

Misioni:

 

Misioni i zyrës së këshillimit të karrierës është të mbështesë dhe të inkurajojë çdo individ në zhvillimin e potencialit të tyre për një përqasje më të mirë në tregun e punës, duke mundësuar ndërmjetësimin me këtë treg dhe si rrjedhoje rritjen e numrit të të punësuarve në fushën e tyre të interesit. Ky mision vendoset në jetë, së pari, duke pasuruar eksperiencën personale dhe së dyti atë profesionale të çdo individi të interesuar për një orientim dhe këshillim profesinal nga ana e stafit të dedikuar

 

Vizioni:

 

Të fuqizojë individët për të bërë zgjedhje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme gjatë gjithë jetës, në një treg pune dinamik.