Emri i aplikantit : Bashkia Lushnje

 

Titulli i projektit : ROMACTED

 

Sektori : Komuniteti Rom dhe Egjyptian

 

Objektivi i përgjithshëm:

– të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve rome për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.

 

Objektiva specifikë:

– fuqizimi i komunitetit rom në nivel individual (mbështetja e njerëzve për të zbatuar të drejtat e tyre bazë dhe të zhvillojnë kapacitetet dhe aftësitë e tyre), si edhe në nivel komunitar (mbështetja e njerëzve për vet-organizim për të përfaqësuar interesat e tyre rreth zgjidhjes së problemeve komunitare);
– përmirësimi dhe shtrirja e angazhimit, njohurive dhe aftësive të institucioneve në punën për përfshirjen rome, përmes zbatimit të koncepteve të qeverisjes së mirë.

 

Grupe të synuara:

– Administrata publike vendore (përfaqësuesit e zgjedhur dhe zyrtarët vendorë) dhe komunitetet rome prej bashkive të zgjedhura. Ata janë përfituesit e parë afatshkurtër të projektit.
Përfituesit:
– Përfituesit afat-mesëm dhe afatgjatë përfshijnë popullsinë rome dhe popullsinë e përgjithshme të bashkive.