Lushnja përkujtoi 104 vjetorin e nisjes së punimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjës, një prej ngjareve më të rëndësishme në historine e shtetformimit të vendit tonë. Të pranishëm në aktivitetet për nder të kësaj ngjarje të madhe kombëtare ishin persalitetet të jetës politike e publike, sikurse Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Prefektja e Fierit Rajmonda Balili, deputetë të Lushnjës, drejtues të pushtetit lokal sikurse nënkryetari i bashkisë Elton Korreshi, pasardhës të familjeve patriotike të Lushnjës që kontribuan në zhvillimin e këtij Kongresi, si dhe intelektualë e personazhe të tjerë të jetë qytetare në Lushnjë. Të pranishmit vizituan “Shtëpinë e Kongresit” dhe rikonfirmuan domosdoshmërinë e shtimit të rëndësisë karshi kësaj ngjarje historike për Shqiperinë dhe shqiptarët.

Punimet e Kongresit të Lushnjës zgjatën deri në 31 janar 1920 dhe kulmuan me miratimin e Aktit Themeltar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e një qeverie të re, vendime që kishin në fokus një shtet të pavarur me institucione qeverisëse, të cilat do të pamundësonin copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.