Prioritetet e investimeve në Bashkinë Lushnjë; Këshilli Bashkiak pyetësor për të tërhequr rekomandimet e qytetarëve

 

Këshilli Bashkiak Lushnjë, ka hartuar një pyetësor për të tërhequr rekomandimet, sugjerimet dhe prioritetet e qytetarëve dhe grupeve të interesit që e realizojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë Lushnjë, me qëllim përfshirjen e zërit qytetar në vendimmarrje.

Ky pyetësor është hartuar dhe miratuar nga Kryesia e Këshillit të Bashkisë Lushnjë në bashkëpunim edhe me administratën e Bashkisë Lushnjë.

Ftojmë qytetarët e Bashkisë Lushnjë të shprehin rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për prioritetet e vitit 2026-2028 në buxhetin bashkiak, me qëllim përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e nivelit ekonomik të banorëve që jetojnë e punojnë në territorin e Bashkisë Lushnjë.

 

Pyetësori për Prioritetet e Investimeve në Bashkinë Lushnjë