Lagjja “Gafurr Muço” në Lushnjë do të ketë nga tani e në vazhdim një Qendër Shëndetesore bashkëkohore që plotëson nevojat e komunitetit për këtë shërbim.
Puna për ndërtimin e saj u mbështet nga Fondacioni “Mirënjohja”. Përgjegjësi i këtij Fondacioni për Ballkanin Mahmoud Al’ Najadi së bashku me Drejtorin e zyrës për vendin tonë Samet Shehu si dhe Myftiun e Lushnjës Gramoz Blliku morën pjesë në inaugurimin e Qendrës bashkë me kryebashkiaken Eriselda Sefa.
Znj.Sefa falenderoi Fondacionin “Mirënjohja” për bashkëpunimin në përmirësimin e infrastrukturës publike me disa projekte, e në shenje falenderimi i dha Z. Mahmoud Al’ Najadi një “Certifikatë Mirënjohje” në emër të Bashkisë Lushnjë.
Po ashtu kryebashkiakja vleresoi rolin e Myftiut Gramoz Blliku për angazhimin social në të gjithë territorin e Lushnjës.


