U inaugurua këtë të mërkurë Qendra Rinore Multifunksionale Lushnjë pjesë e projektit  “Çliro potencialin e të rinjve të Lushnjës”, fituar nga Bashkia Lushnjë.

 

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë kryebashkiakja Eriselda Sefa,  Marie AUGOUY  Përfaqësuese e Delegacionit të BE në Shqipëri,

Adelina Farrici  Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore në Shqipëri, si dhe Elton STAFA  Përfaqësues i projektit “BE për Bashkitë”.

 

Znj.Sefa falenderoi partnerët e huaj për mbështetjen e shtuar Bashkisë Lushnjë përmes implementimit të disa projekteve me natyrë socio-kulturore në këtë Bashki.

 

Pas ceremonisë inauguruese, aktiviteti vijoi me një ekspozitë pikture dhe riciklimi për promovimin e vlerave të BE-së, si dhe debatin rinor me temë: “Qyteti im në familjen e BE”.

 

Ky projekt zbatohet nga Bashkia Lushnje në kuadër të skemës së granteve “BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.