Të flasësh për dhunën në familje sot, natyrisht të shfaqen parasysh shumë sfida, me të cilat përballen sot mjaft familje, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.                                                       Bashkia Lushnje ka ne fokus trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave te cilat vijne si pasoje e dhunes ne familje apo me baze gjinore.

Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare, e që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik..  Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, eshte vendi ku te   të gjithë qytetarët duhet  të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Ne Bashkine Lushnje, me date 01.12.2011 eshte nenshkruar marreveshja e bashkepunimit per ngritjen e mekanizmit te bashkerendimit te punes per referimin dhe trajtimin e rasteve te dhunes ne marredheniet familjare .Kjo marreveshje eshte ngritur  ne baze te ligjit nr. 9669 date 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne marredhenie  familjare” .

Te gjithe institucionet pjese e mekanizmit kane vendosur  nje person pergjegjes per te referuar rastet e dhunes ne familje, prane koordinatorit te dhunes ne familje, ne drejtorine e sherbimit social ne bashki. Gjithashtu secili nga personat pergjegjes,  kane detyrim ligjor, per te qene prezent dhe per te qene pjese e grupit multidisiplinor per te asistuar ne menaxhimin e rasteve te dhunes ne familje. Vendimet qe ndermerren per viktimen e dhunes ne familje asnjehere nuk jane iniciative e koordinatorit te dhunes ne familje por jane vendime te marra nga te gjithe perfaqesuesit e institucioneve pale e marreveshjes.

Gjithashtu ne momentin  kur urdheri i mbrojtjes vjen zyrtarisht prane zyres se Sherbimit Social, zbatohet menjehere, duke  i dhene pagesen prej  9900eke,  viktimes se dhunes ne familje per aq kohe sa urdheri i mbojtjes shtrin efektet  e tij. Bashkitë mbledhin statistika të thjeshta për rastet me UM që janë në skemën e ndihmës ekonomike, hedhin dhe ruajnë të dhënat online kurse institucionet e tjera, policia dhe NJA-të i ruajnë sipas formateve të përcaktuara Organi prites per viktimat e dhunes ne familje, pergjithesisht eshte  Komisariati i Policise Lushnje i cili therret koordinatorin e dhunes per te asistuar viktimen kur merret ne pyetje nga oficeri i policies, nderkohe qe koordinatori i dhunes ne familje, ndihmon  ne pergatitjen e dokumentave  qe kjo familje te perfitoj nga programet sociale si psh.:

– ndihma ekonomike,

– pagesa per strehimin,

-sistemimi i femijeve ne cerdhe/kopesht/shkolla  sipas moshes se femijeve,

-ndermjetesim me biznesin privat, qe keto gra te kene mundesi punesimi, deri ne  perpjekjet  per te gjetur dhe banese me qera ne menyre qe viktima e dhunes te lehtesohet nga ngarkesa dhe te kete mundesi te rehabilitohet  se bashku me femijet.

 

 

 

Viti

Nr.i rasteve te viktimave te dhunesGra

Meshkuj

2019

50455

2020

100

88

12

2021

75

65

10

20228878

10

 

Barazia Gjinore.

Gjithashtu nje fushe shume e rendesishme eshte edhe Barazia Gjinore.Në Bashkinë Lushnje me date 23.12.2022  është nënshkruar  karta Europiane  për barazinë gjinore  të grave dhe të burrave  në jetën e vendit. Bashkia Lushnje i është bashkuar  1912  bashkive të  Europës.  Ndërkohë, 14 prej ketye bashkive janë në  Shqipëri. Nëse duam të arrijmë krijimin e një shoqërie të mbështetur në barazi, është thelbësore që organet e qeverisjes vendore dhe rajonale të marrin parasysh plotësisht përmasën gjinore në politikat, organizimin, dhe në praktikat e tyre të punës. Dhe, në botën e sotme dhe të nesërme, barazia e vërtetë ndërmjet grave dhe burrave është gjithashtu edhe kyçi për suksesin tonë ekonomik dhe shoqëror – jo vetëm në nivelet evropiane dhe kombëtare, Ne Bashkin Lushnje eshte prioritet i:

1-Eliminimi i të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, praktikave të dëmshme dhe dhunës ndaj fëmijëve ,vajzave dhe grave .Dhuna ndaj femijeve  grave dhe vajzave mbetet një nga çështjet më urgjente në shoqërinë shqiptare, që kërkon vëmendje dhe ndërhyrje prioritare.

2-Promovimi i punës së denjë, pagave të barabarta dhe të drejtave të punonjësve, si dhe i kalimit të grave nga ekonomia informale në atë formale, përmes reduktimit të segregimit në tregun e punës, rritjes së rolit drejtues të grave dhe të fuqisë së tyre negociuese në familje lidhur me vendimet ekonomike.

3-Kundërvënia ndaj normave gjinore ekzistuese brenda familjes dhe në tregun e punës, përmes njohjes së roleve dhe përgjegjësive të burrave dhe djemve.

4-Me rëndësi kyçe është zgjerimi i rolit udhëheqës të grave dhe vajzave. Është e pamohueshme se janë bërë përparime të konsiderueshme në fushat e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit të grave në role drejtuese. Në sajë të kuotave gjinore, në postet drejtuese ne bashkine Lushnje  në këshillat bashkiakë, numri i grave deputete ne  Kuvendin e Shqipërisë eshte rritur .

Te gjithe jemi te barabarte perpara ligjit dhe kane te drejte  pa asnje diskriminim,per mbrojtje te barabarte

Ne dispzicionin tuaj jane : Linja e Keshillimit per gra dhe vajza .

Tel .116.117 pa pages ju degjon , ju jep keshillla profesionale, ndihme psikologjike  dhe ju informon  se ku duhet  te  drejtoheni per ndihme dhe sherbime rehabilitimi .

Bashkia Lushnje nepermjet Specialistes per Barazin Gjinore dhe Koordinatorit Vendor te Dhunes Ne Familje , ju orjenton  dhe ju vjen ne ndihme  me asistence psikologjike , ligjore etj.