MISIONI

Bashkia Lushnje ka ngritur tashmë Njësinë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve. Proçesi i vlerësimit të nevojave të komunitetit për shërbime sociale është një komponent shumë i rëndësishëm i qeverisjes së mirë në nivel vendor i cili mundëson shërbime të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit për të garantuar barazinë dhe të drejtat e barabarta për grupet në nevojë dhe vulnerabël.

 

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 20, të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2015 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, NJVNR-ja i vjen në ndihmë të gjithë grupeve vulnerabël në territorin e Bashkisë Lushnje për ti garantuar barazinë dhe të drejtat grupeve si më poshtë:

1.Viktimave të dhunës në familje;

2.Personave me Aftësi të Kufizuar;

3.Familjeve me probleme të ndryshme sociale;

4.Familjeve në varfëri;

5.Grupeve të margjinalizuara;

6.Të moshuarvë që jetojnë në vështërsi ekonomike/probleme shëndetësore.

 

DETYRAT KRYESORE

  1. Identifikimi i rasteve të individëve dhe familjeve në nevojë;
  2. Vlerësimi fillestar i nevojave dhe i nivelit të riskut për individët në nevojë;
  3. Informimi dhe këshillimi publik mbi të drejtat dhe mundësitë për kujdes dhe trajtim, këshillimi për shërbimet shëndetësore dhe arsimore të mundëshme në nivel vendor , këshillimi për punësim, informim për pagesat sociale në të holla;
  4. Hartimi i planit individual për përkujdesje dhe mbështetje;
  5. Bashkërendimi i mbështtjes për individët dhe familjet në nevojë dhe referimi tek shërbimet e kujdesit social;
  6. Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për çdo individ;
  7. Mbikëqyrja në vazhdim e ecurisë së rasteve;
  8. Hedhja e të dhënave përkatëse për njësinë administrative.

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

 

1.Vlerësimi i nevojave të komunitetit për shërbime sociale të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit;

2.Identifikimin e nevojave dhe mënyra se si shpërndahen shërbimet ekzistuese;

3.Vlerësimin sistematik të programeve ekzistuese dhe planifikimet për përmirësimin e shërbimeve;

4.Rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth problemeve të komunitetit dhe efektet që këto probleme mund të kenë mbi komunitetin e tyre;

5.Rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet rreth planifikimit të përbashkët komunitar.