Parandalimi, konstatimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes perfaqesuesve te Bashkise Lushnje dhe atyre të agjencive ligjzbatuese në ambjentet e Muzeut Historik.

 

Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Lushnjë znj. Eriselda Sefa, një përfaqësues i Prokurorisë Lushnjë, Zëvëndësdrejtori për Rendin dhe Policimin në Komunitet Drejtues Besnik Kongjonaj, Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnjë Komisar Agim Basha, shefat e seksioneve për Hetimin e Krimeve dhe ai i Policimit në Komunitet, kryetarët e njësive administrative, kryetarët e fshatrave, inspektorë të pyjeve, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të mbrojtjes së territorit, përfaqësues nga shërbimi zjarrfikës, si dhe banorë të rrethit.

 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi detyrat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, si dhe vunë theksin te bashkëpunimi i ngushtë dhe te marrëdhënia e besimit që duhet të promovohet në raport me qytetarët, me qëllim reagimin e menjëhershëm të strukturave përgjegjëse.