Njoftim për Dëgjesë Publike per Buxhetin dhe Paketen Fiskale, 2023
Njoftojmë të gjithë banorët e Njësive Administrative Nr. 1, 2, 3, 4 dhe 5 se Bashkia Lushnje ka nisur degjesat me komunitetin per vendimarrjet buxhetore te vitit 2023. Takimi publik i datës 25.11.2022 do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e oborrit të Shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes.
Dëgjesa publike e thirrur nga Bashkia Lushnje do të zhvillohet në kuadër të :
1. Hartimit të Buxhetit për vitin 2023
2. Hartimit të Paketës Fiskale për vitin 2023
3. Për Projekt-Buxhetin afatmesëm 2023-2025
Ftojmë të gjitha grupet e interesit si : qytetarë, biznese, fermerë, grupet vulnerabël, të rinjtë, shoqëria civile, etj. të bëhen pjesë e këtyre dëgjesave për një proçes transparent e gjithëpërfshirës.