ANTARESIMET E BASHKPUNIMIT ME SHOQATA E PROJEKTE  TE  KESHILLIT BASHKIAK LUSHNJË

 

Aleanca e grave këshilltare luan një rol kyc për të siguruar gjithpërfshirjen sociale. Gratë synojnë barazi gjinore kjo tashmë e ka shtuar edhe kërkesën e konkurencës. Gratë   këshilltare e përceptojnë si përgjesi të tyre përfaqësimin e interesave të grave dhe vajzave në këshillin bashkiak, e këtë detyrë e kanë marë dhe po e mbajnë me rigozitet anëtarët e këshillit Bashkiak Lushnjë zonjat e sipërpërmendura , të cilave ju mbetet punë e detyra për të bërë jo vetëm gjatë mandatit por edhe në vazhdimsi.

 

 

Këshilli Bashkiak Lushnjë  është i përfshirë edhe në shoqatën e Qarqeve e cila është një organizatë jopolitike, jofitimprurëse. Kjo shoqatë është anëtare e këshillit konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore structurë kjo që siguron konsultimin e diskutimin e gjërë të nismave ligjore të qeverisë qëndrore me organet e vetëqeverisjes vendore.  Kjo shoqatë është bashkim vullnetar i pavarur i të gjitha Këshillave të Qarqeve të Republikës së Shqiperisë si subjekte juridike publike dhe cdo të zgjedhurit në këto këshilla.

 

Këshilli Bashkiak Lushnjë është i përfshirë edhe në projektin  Bashki të Forta e cila ndjek strategjitë dhe politikat kombëtare zyrtare të zhvillimit duke punuar se bashku me administratën vendore dhe qeverisjen qëndrore.Ky projekt  ka mbeshtetur 61 bashkitë e vendit, këshillin Bashkiak në përmisimin e shërbimeve dhe rritjen e orientimit të menaxhimit hartimin e rregulloreve si dhe asistencë në zbatimin e tyre duke i bërë ato me të inicjueshme e transparente  me një faqe webi sa me te pasur me informacione për qytetarët ashtu sic është edhe synimi i këtij projekti për Shqipërinë të përfitojnë në nivel vendor nga bashkitë e orientuara drejtë qytetarëve.

Këshilli Bashkiak është pajisur me regjistra për :

1. Regjistër për kërkesa , ankesa , vërejtje,

2. Regjistër për konsultimet me publikun,

3. Regjistër për pedicionet të cilat qytetarët i gjejnë lehtësishtë në faqen e këshillit bashkiak pa qenë nevoja të shkojnë në zyrë për të verefikuar kërkesën e tyre .

4. Regjistri elektronik i mbledhjeve të këshillit  si dhe i projekt akteve.

Transparente janë edhe Vendimet e Këshillit Bashkiak të cilat gjënden ne faqen e vendimeve .

 

Këshilli Bashkiak është gjithmon I hapur për bashkëpunime e asistence ne mbarvajtjen e punëve të tij.