1 – Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik

  • Anisa Zeneli
  • anisa.zeneli@bashkialushnje.gov.al
  •  E hënë- e enjte: 08:00-16:30,      E premte : 08:00-14:00

2 – Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje

 

 

Aktet që do të konsultohen

 

Neni Nr.18/1 i ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 i ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik” Në nenin 8 të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, janë parashikuar subjektet mbi të cilët shtrihen të drejtat dhe detyrimet që parashikon ky ligj. Subjektet e përfshirë në konsultimin publik i klasifikojmë në bazë të llojit të tyre, detyrave, të drejtave dhe kompetencat e tyre. Në lidhje me këto kritere, subjektet i klasifikojmë në dy kategori kryesore:

  1. Organe publike
  2. Individë dhe persona juridikë
  3. Organet publike Në ligj nuk specifikohet se cilat janë organet publike që kanë detyrimin për të zhvilluar procedurat e njoftimit dhe konsultimit publik. Nëse i referohemi nenit 3, pika 6, të Kodit të Procedurave Administrative, me organe publike do të kuptojmë:

 

a) Organet e pushtetit qendror;

b) Organet e pushtetit vendor;

c) Çdo organ i Forcave të Armatosura;

d) Entet publike;

e) Çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

 

Në kuptim të ligjit për konsultimin publik, organ që nis procesin e hartimit të një projektligji, projekt – dokumenti strategjik, apo politike me interes të lartë publik. Nën petkun “organe publike” përfshihen disa institucione, por për të arritur në një analizë të drejtë, duhet të analizojmë se deri në çfarë mase detyrohen këto organe për të respektuar ligjin për njoftimin dhe konsultimin publik, pasi jo të gjithë institucionet kanë kompetenca për draftimin e akteve që i nënshtrohen konsultimit publik. Gjithsesi, ndarja në lloje nënkupton palët e procesit të konsultimit, që janë organet publike nga njëra anë dhe publiku nga ana tjetër.

 

 

Mënyrat e konsultimit

 

Neni Nr.18/1 i ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 i ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik” Njoftimi për projektaktet qër projektaktet që i nënshtrohen procedures së konsultimit publik bëhet nëpërmjet regjistrit elektronik. Në rastet kur organi publik e konsideron të nevojshme, njoftimi mund të kryhet edhe në një apo disa nga format e mëposhtme:

 

a) me postë elektronike;

b) me lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues;

c) me një lajmërim në mediat audiovizive kombëtare, rajonale ose lokale;

ç) me botimin në gazeta lokale ose në dy gazetat më dy gazetat më të lexuara në nivel kombëtar. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit puklik kryhet në një nga format e përmendura më sipër , si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike.

 

 

Afatet

 

Strukturat përgjegjëse

 

 

3 – Dispozitat e brendshme rregullatorë për këshillimin me publikun

 

Procedurat, afatet dhe mënyrat e organizimit për çdo formë/lloj konsultimi

 

 

Neni Nr.18/1 i ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 i ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik”

– Çdo koment apo rekomandim i marrë gjatë procesit të konsultimit publik grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik të organit publik dhe pasqyrohet në proces verbalin e takimit.

– Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve kryhet nga organi publik përgjegjës për hartimin e projektaktit. –

Organi përgjegjës apo përfshirës i problematikës, sygjerimet, etj së dhënë sinjalizohet me shkrim nga Koordinatori.

-Ky organ vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve të marra nga palët e intersura të konsultuara.

 

 

4 – Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit

 

Neni Nr.18/1 i ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” Neni 5 pika ç dhe Neni 13/3 i ligjit Nr. 68/2017 “Për të drejtën e Informimit” Nenet 1/1 dhe 4/c I ligjit Nr. 146/2014 “Për Konsultimin Publik” Aktet të cilat prej nesh janë të detyrueshme për zhvillim të konsultimit puklik janë:

 

– Buxheti Vjetor dhe ndryshimet e tij

– Programet Buxhetore Afatmesme dhe Afatgjata

– Projekt -Buxhetet Vjetore, Afatmesme dhe Afatgjata

– Taksat dhe Tarifat Vendore

– Tjetërsimi ose Dhënia në Përdorim të Pronave të Tretëve

– Rregullorja e Brendshme e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë, normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interest publik.

 

5 – Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje

 

Konsultimi të jetë efektiv palet e interesuara duhet të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëseNë nenin 15 ligji parashikon afate, brenda të cilave palet e interesuara duhe të dërgojnë rekomadimet e tyreKëto afate janë të zakonshme, të cilat mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e domosdoshme nga organi publik. Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohetjanë parashikuar dhe afatet kohoreNë pikën 1 të nenit 15 parashikohen afatet e përgjithshme

 

  1. a) Ne rastet kur organi publik ndjek procedurën e njoftimit paraprakpara se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara duhet të dërgojnë brenda 20 ditëve rekomandimet dhe komentetAfati eshte në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak

 

  1. b) Edhe në rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit të procesit të konsultimit publik

 

Siç u shprehëm më lartafatet janë të zakonshme, por me vendim të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar qe ky afat mund të zgjatet den ne 40 ditë pune dhe afati fillon nga momenti njoftimit të konsultimit public. Ne rast se organi publik vendos te shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë njoftimin kur komentet nuk janë cilesore, ose në rastet kur nga komentet kanë dalë çështje të reja të rëndësishmeqë nuk kanë qenë të përfshira ne draftin fillestar Në këtë rastligji pothuajse ka garantuar një mekanizëm që e bën konsultimin publik me efektivduke dhënë me shumë mundesi që elementët e rinj të propozuar nga publiku t’i nënshtrohen një konsultimi të gjerë dhe t’i jepet mundësia edhe pjesës tjetër të publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/çështjes së reShprehemi “pothuajse sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt me anën e detyrimit të organit publikpor vetëm duke i dhënë atij të drejtën të veprojë në këtë mënyrë nëse organi publik nuk e ushtron këtë të drejte, konsultimi mbyllet brenda afateve te zakonshme.

 

Nje afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parshikuarë VKM nr. 828 date 07.10.2015 ku parashikohet se koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikoje projektaktin brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publikNë rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një afat me të shkurtër koordinatori e publikon projektaktin sipas afatit të urdhëruar. Ky afat prej 48 orësh, ose 2 ditë pune nuk shtyn afatin e përgjithshëm të konsultimit pasi afati nis nga momenti që organi publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që parashikon ligj. Për këtë arsye, Keshilli Ministrave ka parashikuar një afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për publikun. Afati prej 48 orësh është mëse i arsyeshëm për të realizuar teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik

 

Në rastet kur ligjet e posaçme parashikojne afate të ndryshme nga afatet e parashikuara në këtë ligj sipas parimit lex specialis derogate  lex generalls (ligit i posaçëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm) në ketë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posaçme.

 

  • Adresa e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të bashkisë ose të strukturës përgjegjëse për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin: 

anisa.zeneli@bashkialushnje.gov.al

 

  • Vendi dhe data e organizimit të takimit publik në rastet kur bashkia vendos për organizimin e tij

 

 

6 – Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve

 

Adresa postare/ elektronike për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve

 

Adresa: Lagjia “Kongresi i Lushnjes ” “Sheshi i Qytetarëve ”

Kodi postar: 9001

Adresa elektonike: bashkia_lushnje@yahoo.com

 

Afati për dërgimin e komenteve dhe rekomandimeve

 

Në mënyrë që konsultimi të jetë efektiv, palët e interesuara duhet të kenë kohën e arsyeshme që të njihen me projektaktin dhe të hartojnë komentet dhe/ose rekomandimet përkatëse. Në nenin 15 ligji parashikon afate, brenda të cilave palët e interesuara duhet të dërgojnë rekomandimet e tyre. Këto afate janë të zakonshme, të cilat mund të zgjaten në rastet kur konsiderohet e rëndësishme dhe e domosdoshme nga organi publik. Në varësi të fazës dhe llojit të konsultimit publik që do të zhvillohet, janë parashikuar dhe afatet kohore. Në pikën 1 të nenit 15 parashikohen afatet e përgjithshme:

 

  1. a) Në rastet kur organi publik ndjek procedure e “njoftimit paraprak”, para se të fillojë hartimin e aktit, palët e interesuara duhet të dërgojnë Brenda 20 ditëve rekomandimet dhe komentet. Afati është në ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak.
  2. b) Edhe në rastin e njoftimeve për procesin e konsultimit publik për projektaktet afati është 20 ditë pune dhe fillon nga data e njoftimit të procesit të konsultimit publik.

 

Sic, u shprehëm më lart, afatet janë të zakonshme, por me vendim të organit publik, afatet mund të shtyhen, sidomos kur aktet janë komplekse ose të rëndësishme. Në ligj është parashikuar që ky afat mund të zgjatet deri në 40 ditë pune dhe afati fillon nga moment i njoftimit të konsultimit publik. Në rast se organi puklik vendos të shtyjë afatet, ai duhet të njoftojë palët e interesuara.

 

Gjithashtu, organi publik ka të drejtë të zgjasë afatin apo të përsërisë njoftimin kur komentet nuk janë cilësore, ose në rastet kur nga komentet kanë dalë cështje të reja të rëndësishme, që nuk kanë qenë të përfshira në draftin fillestar. Në këtë rast, ligji pothuajse ka garantuar një mekanizëm që e bën konsultimin publik më efektiv, duke dhënë më shumë mundësi që elementët e rinj të propozuar nga publiku ti nënshtrohen një konsulitimi të gjerë dhe ti jepet mundësia edhe pjesës tjetër të publikut që publikut që të marrë pjesë në diskutimin e elementit/cështjes së re. Shprehemi “pothuajse” sepse ligji nuk e ka garantuar këtë aspekt me anën e detyrimit të organit publik, por vetëm duke i dhënë atij të drejtën të veprojë në veprojë në këtë mënyrë. Nëse organi publik nuk e ushtron këtë të drejtë, konsultimi mbyllet brenda afateve të zakonshme.

 

Një afat specifik në lidhje me publikimin e projektaktit është parashikuar në VKM nr. 828, date 07.10.2015, ku parashikohet se koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik duhet të publikojë projektaktin brenda 48 orëve nga momenti i miratimit të tij nga organi publik. Në rastet kur organi publik urdhëron që publikimi duhet të bëhet në një afat më të shkurtër, koordinatori e publikon projektaktit sipas afatit të urdhëruar. Ky afat prej 48 orëve, ose 2 ditë pune, nuk shtyn afatin e përgjithshëm të konsultimit, pasi afati nis nga momenti që organi publik ka marrë masa për publikimin e nismës me mënyrat e tjera që parashikon ligji. Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një afat të shkurtër, në mënyrë që të mos humbasë kohë të vlefshme për publikun. Afati prej 48 orëve është mëse i arsyeshme për të realizuar teknikisht hedhjen e materialeve përkatëse në Regjistrin Elektronik.

 

Në rastet kur ligjet e posacme parashikojnë afate të ndryshme nga afatet e parashikuara në këtë ligj, sipas parimit ligji i posacëm ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm. Në këtë rast do të zbatohen afatet e parashikuara në ligjet e posacme.

 

Sygjerimet tuaja i mirëpresim në adresën: zyrainformacionit@gmail.com

 

Mënyra e mbajtjes së procesverbalit dhe regjistrimit të takimit publik për takimet publike

 

Organi publik, në rastet kur e çmon të nevojshme dhe projekakti ka një rëndësi të veçantë dhe ka një interes të lartë publik, përveç njoftimit të konsultimit publik, ai zhvillon dhe takime publike, ku marrin pjesë subjektet, grupet e interest, ekspertët, OJF –të etj. Në mënyrë që palët e interesuara të kenë kohë të përgatiten dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në takim, organi publik duhet të bëjë njoftimin për takimin publik që do të zhvillohet, jo më pak se 20 ditë pune përpara takimit. Bashkë me njoftimin për afatin, njoftimit i bashkangjitet informacion për vendin, datën dhe orën kur do të zhvillohet takimi, si dhe një kopje e projektaktit që do ti nënshtrohet konsultimit publik. Takimet për konsultimin publik janë të hapura, ku çdo person i interesuar mund të marrë pjesë. Takimi drejtohet nga një përfaqësues i organit publik dhe organizohet sipas rregullave të organit publik. Pjesëmarrësit kanë të drejtë të shprehin opinionet në lidhje me projektaktin dhe çështjet që janë në diskutim, duke respektuar rradhën dhe etikën në komunikim. Gjatë takimeve mbahet procesverbal, në të cilin regjistrohen pjesëmarrësit dhe diskutimet e gjithësecilit gjatë zhvillimit të takimit. Në praktikë mund të ndodhë që procesverbali të përfshijë vetëm pjesë të diskutimit, duke e paraqitur atë të shkurtuar në mënyrë të përmbledhur. Për të pasur një dokument më të plotë të diskutimit, rekomandohet që takimi të regjistrohet me audio ose vidio dhe ky veprim nuk bie ndesh me ligjin. Takimi mund të regjistrohet edhe nëse organi publik e konsideron të nevojshme. Në këto raste, organi publik mund të vendosë që takimi të transmentohet dhe në mediat audiovizive publike Radio Tirana, Televizioni Shqiptar, kanalet e tjerë në platformën digitale të këtij institucioni, ose qendrat radiotelevizive locale të RTSH. Ligji nuk parashikon transmetimin në mediat private, por një veprim i tillë nuk është i ndaluar. Nëse mediat private kanë interes, ato mund të transmetojnë takimin.

 

Mënyra e trajtimit të komenteve dhe rekomandimeve

 

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në nënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe trasparente. Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në cfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsiderate dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen. Përmbledhja me arsyet e mospranimit I njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj cdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj cdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon cdo personi të interesuar të indentifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

 

Mënyra e dhënies së arsyeve për mospranimin komenteve dhe rekomandimeve

 

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në nënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe trasparente. Pasi komentet/rekomandimet mblidhen bashkë, ato shyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në cfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsiderate dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen. Përmbledhja me arsyet e mospranimit I njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj cdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj cdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon cdo personi të interesuar të indentifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

7 – Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim

 

Subjektet ku mund të bëhet ankesa

 

Sektorët ku mund të dërgohet ankesa:

1-Drejtoria e burimeve njerëzore

2-Drejtoria juridike

3-Drejtoria pergjithshem menaxhimit financiar dhe ardhurat

4-Drejtoria e të ardhurave vendore

5-Drejtoria e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pyjeve e Kullotave

6-Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

7-Drejtoria e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjes

8-Drejtoria sherbimit social

9-Drejtoria pergjithshme e sherbimeve publike

10-Zyra e policisë bashkiake

11-Inspektoriati i mbrojtjes së territorit

12-Drejtoria e maredhënieve me publikun

 

Çdo ankesë e juaja, do të trajtohet me seriozitetin e duhur. Ju lutem, shfrytëzoni oraret zyrtare të punës nga 08:00-16:00 për depozitimin e ankesës suaj. Ankesa me shkrim, vjen prej jush dhe protokollohet pranë protokollit të Bashkisë. Më pas, në varësi të problematikës ajo ankesë do ti kaloj sektorit përkatës dhe ju do të njoftoheni me përgjigje. Koha e marrjes së ankesës nga Protokolli në Sektorin Përkatës (për sektorët brenda bashkisë) nuk vonon më shumë se 2 orë, ndërsa për struktura të Bashkisë, (njësia administrative, sektorë jashtë godinës sonë) ankimi juaj shkon nga protokolli drejt tyre brenda 24 orëve. Për versionin online mund të shkruani në adresën bashkia_lushnje@yahoo.com

 

Adresa postare/ elektronike për dërgimin e ankesës

 

Çdo ankesë e juaja, do të trajtohet me seriozitetin e duhur. Ju lutem, shfrytëzoni oraret zyrtare të punës nga 08:00-16:00 për depozitimin e ankesës suaj. Ankesa me shkrim, vjen prej jush dhe protokollohet pranë protokollit të Bashkisë. Më pas, në varësi të problematikës ajo ankesë do ti kaloj sektorit përkatës dhe ju do të njoftoheni me përgjigje. Koha e marrjes së ankesës nga Protokolli në Sektorin Përkatës (për sektorët brenda bashkisë) nuk vonon më shumë se 2 orë, ndërsa për struktura të Bashkisë, (njësia administrative, sektorë jashtë godinës sonë) ankimi juaj shkon nga protokolli drejt tyre brenda 24 orëve. Për versionin online mund të shkruani në adresën bashkia_lushnje@yahoo.com

 

Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun

 

1.Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cënuar të drejtën e tyre për njoftim dhe konsultim public, sipas parashikimeve të pikes 1, të nenit 6, të ligjit, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen: a)Pranë titullarit të organit public përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit public, kur projektakti nuk është miratuar ende;

2.Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershëm për korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e pales së interesuar. Në Çdo rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të jap komentet dhe rekomandimet për projektaktin.

3.Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

4.Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundim që ka shkelje të dispozitave të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.

 

Struktura përgjegjëse në nivel bashkie që regjistron dhe shqyrton ankesën

 

Struktura përgjegjëse në Bashkinë Lushnje  që regjistron ankesat është Protokolli. Strukturat përgjegjëse që shqyrton ankesën pasi ciklohet nga ana e Kryetarit janë:

 

1-Drejtoria e burimeve njerëzore

2-Drejtoria juridike

3-Drejtoria pergjithshem menaxhimit financiar dhe ardhurat

4-Drejtoria e të ardhurave vendore

5-Drejtoria e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pyjeve e Kullotave

6-Drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

7-Drejtoria e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjes

8-Drejtoria sherbimit social

9-Drejtoria pergjithshme e sherbimeve publike

10-Zyra e policisë bashkiake

11-Inspektoriati i mbrojtjes së territorit

12-Drejtoria e maredhënieve me publikun

 

 

8 – Raporti vjetor për transparencën

 

  • Numri i akteve të miratuara nga organet e bashkisë me konsultim publik gjatë një viti.
  • Numri i përgjithshëm të komenteve dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara;
  • Numri i rekomandimeve dhe komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes

 

Pasi palët e interesuara dërgojnë komentet/rekomandimet në mënyrën dhe adresën e përcaktuar nga organi publik, koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik mbledh të gjitha komentet dhe rekomandimet e dërguara nga palët e interesuara në mënyrë të strukturuar dhe trasparente. Pasi komentet, rekomandimet mblidhen bashkë, ato shqyrtohen nga struktura përgjegjëse e organit publik. Pas shqyrtimit, organi publik vendos nëse rekomandimet do të pranohen ose jo, si dhe në cfarë mase do të pranohen. Në fund të procesit, organi publik harton një përmbledhje, në të cilën shprehet për rekomandimet/opinionet e marra në konsiderate dhe për arsyet pse rekomandimet e tjera nuk janë pranuar. Ky parim shtrihet njëlloj edhe në rastin e konsultimeve publike që zhvillohen. Përmbledhja me arsyet e mospranimit I njoftohet palëve në një nga mënyrat e njoftimit të parashikuara në këtë ligj. Në praktikë mund të ndodhë që numri i rekomandimeve të jetë tepër i lartë nga një numër i madh personash të interesuar. Për shembull, në rastin e drafteve në kuadër të reformës në drejtësi, numri i rekomandimeve për një nen të caktuar ishte mbi 5, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në këto raste organi publik mund të marrë kohë dhe të bëjë një përmbledhje për arsyet e mospranimit në grup të disa rekomandimeve. Ligji nuk parashikon që organi publik të përgjigjet ndaj cdo personi të interesuar, por vetëm të përgjigjet ndaj cdo rekomandimi. Në rastet kur rekomandimet janë të ngjashme në natyrë, pavarësisht ndryshimeve të vogla në modalitete, organi publik mund të japë një përgjigje të unifikuar. Më pas, i takon cdo personi të interesuar të indentifikojë arsyet që përputhen me rekomandimet e dhëna nga vetë ai.

 

Numri i takimeve publike të organizuara

 

Numri i akteve të miratuara nga organet e bashkisë me konsultim publik gjatë një viti.

 

a) Paketa Fiskale

b) Buxheti 

c ) Projekt Buxhetin Afatmesem

 

 

9 – Iniciativa qytetare

 

Mënyra dhe forma e paraqitjes së iniciativës qytetare

 

Iniciativat qytetare për të propozuar dhe hartuar politika është një mekanizëm tjetër që fuqizon komunitetin për të vepruar dhe për të ndryshuar politikat në bashkitë e tyre. Sipas nenit 20 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se 1% e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimarrje në këshillin bashkiak iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak (kjo rregullore momentalisht është në riformatim). Propozimet e ardhura në këshillin bashkiak si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të miratohen pa marrë më pare mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

 

Procedura e shqyrtimit dhe e miratimit të iniciativës qytetare

 

  1. Iniciativat qytetare i paraqitet Këshillit të Bashkisë sipas mënyrave dhe formave të parashikuara në Nenin 9 (për peticionet) dhe Nenit 33 (për nismat) të Regullores.
  2. Me marrjen e një kërkese për peticion ose iniciative qytetare në menyrat e parashikuara në regullore Sekretariati njofton Kryetarin e Këshillit dhe kryen verifikimin e cështjes që shqyrton peticioni/nisma ( bazuar në nenin 7 dhe 30 të Regullores) dhe të parashtruesve të peticionit/nismës qytetare ( bazuar në Nenin 8 dhe 32 të Regullores ) nëse ajo mund të pranohet për regjistrim dhe shqyrtim nga ana e Këshillit të Bashkisë, apo nuk do të pranohet në rast se është objekt i Nenit 11 dhe Nenit 44 të Regullores.
  3. Kur konstatohet që dokumentacioni i paraqitur nga parashtruesit e peticionit/nismës nuk është në përputhje më përcaktimet e regullores, njoftohet shkresërisht parashtruesit e peticionit/nismës për plotësim të dokumentacionit dhe korrigjim të mangësive.
  4. I propozohet Komisionit të Peticioneve pranimin për shqyrtim ose mospranimin e kërkesë.

 

Komisioni i Peticioneve bën verifikimin e dokumentacionit duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat dhe strukturat në vartësi si:

 

  1. Njesi Administrative, Kryesitë e Fshatrave, Këshillat Komunitare, etj.
  2. Vendimin për pranimin ose jo të kërkesës e merr Komisioni i Peticioneve dhe Nismave.
  3. Në rast të mospranimit të kërkesës, Kryetari i Komisionit njofton Këshillin në mbledhjen e rradhës së tij. Kryetari i Këshillit njofton me shkrim parashtruesit e peticionit/nismës për vendimin e mospranimit dhe arsyet e tij.
  4. Në rast të pranimit të ankesës, kryhen regjistrimin e saj në regjistër duke plotësuar kolonën

1 ( numri unik i peticioneve ). Numri Unik i peticionit/icniciativës përbëhet nga një shkronjë

P (peticion) ose I (iniciativë) dhe e shoqëruar nga numri rendor i regjistrit ( psh P3, I7, P15,etj. ), plotëson gjithashtu kolonën 2 që ka të bëjë me datën e regjistrimit të peticionit.

  1. Pasi kërkesa për peticioni/iniciativë ka marrë numrin unik dhe është regjistruar data e pranimit të tij, Kryetari i Këshillit njofton shkresërisht parashtruesit e peticionit/iniciativës për pranimin e kërkesës dhe futjen në procedurë për shqyrtimin e saj nga ana e Këshillit.
  2. Organizohet punën për ndjekjen e procedurave dhe regjistrimin e peticionit/iniciativës në regjistrin fizik (respektivisht në atë elektronik), duke plotësuar rubrikat e regjistrit të pjesës së pranimit.
  3. Informohet publikun duke e publikuar peticionin/nismën në faqen e internetit të Bashkisë dhe në rrjetet sociale të saj, duke shenuar datën e publikimit.
  • Adresa postare/ elektronike për depozitimin e iniciativës qytetare.

Adresa elektronike: bashkia_lushnje@yahoo.com

 

  • Mënyra dhe afate e kthimit të përgjigjeve për mos miratimin e iniciativës qytetare

 

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:

  • brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak.
  • brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit public.
  • për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.

 

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në:

 

bashkia_lushnje @yahoo.com ose me postë në adresën Lagjia “Kongresi i Lushnjes ”. Komentet dhe rekomandimet, grumbudhohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.