Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Qytetaret

Qytetaret

​​​ 


BASHKIA LUSHNJE

DREJTORIA E MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN, MEDIAN DHE INFORMACIONI

 Email : bashkia_lushnje@yahoo.com                                                          Tel. : +355 35 22 21 39                                                                              Fax  : +355 35 22 22 14

 

   Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Informacioni ushtron funksionin e saj pranë institucionit të Bashkisë Lushnjë.

Objekti i punës së saj është marrëdhënia me qytetarët në lidhje me kërkesat, ankesat si dhe përgjigjet respektive. Kjo drejtori shërben si ndërmjetëse me drejtoritë e tjera pranë institucionit duke ndihmuar dhe bashkërenduar në zgjidhjen e problematikave dhe nevojave që paraqiten.

Tjetër element i objektit të punës së kësaj drejtorie është mbledhja e informacionit për njoftime,projekte e veprimtari të njësive të Bashkisë, për t'iu përgjigjur me pas interesimit të qytetarëve, komunitetit të biznesit apo institucioneve të ndryshme që operojnë me Bashkinë Lushnje.

Për të gjithë qytetarët dhe çdo të interesuar që paraqitet pranë institucionit të Bashkisë Lushnje, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun, Median dhe Informacioni, ofron shërbimin e saj nëpërmjet specialistit të marrëdhenieve me publikun. Qytetarët dhe çdo grup interesi është i mirëpritur në zyrën e informacionit për të kërkuar shpjegime dhe informuar në interes të qëllimit të tij.

Ghithsecili është në të drejtën e tij të kërkojë informacion me gojë, me shkrim, apo mjete të tjera të komunikimit (telefon, e-mail, fax), brenda orarit zyrtar. Specialisti i marrëdhënieve me publikun shoqëron qytetarët në plotësimin e formularëve, pagesave dhe çdo shërbimi tjetër, njëkohësisht është pranë tij për ta drejtuar në zyrat përkatëse.

Pranë zyrës së informacionit çdo i interesuar mund të paraqitet për t'u informuar në lidhje me pritjen e popullit nga drejtoritë dhe sektorët përkatës.


                             ​ DREJTORI I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN,

                               MEDIAN DHE INFORMACIONI

                                                       MUARREM SHARKA​

​​​

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ