PЁR FILLIMIN E PROÇEDURAVE PЁR TЁ PЁRFITUAR NGA PROGRAMI
"SUBVENCIONIMI I QIRASЁ "PЁR PERIUDHЁN JANAR – DHJETOR 2022
Familjet e interesuara pёr t'u pёrfshirё nё kёtё skemё duhet tё plotёsojnё kriteret e mё poshtme sipas ligjit 22/2018 "Pёr strehimin Social "
- A – Vërtetim për të dhënat personale
a.1 Fotokopje e kartave të identitetit të gjithë antarëve të familjes mbi 18 vjeç
a.2 Çertifikatë lindje e aplikantit
a.3 Vërtetim për vendbanimin nga njësia përkatëse e veteqeverisjes vendore - ADISA - B- Vërtëtim për kushtet e strehimit
b.1 Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;
b.2 vërtëtim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonje anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
b.3 vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo antër të familjes, që kanë ndryshuar vend banimin për efekt punësimi;
b.4 aktverifikim nga njësia vendore për: banesat në rrezik shëmbje, familja ka mbetur e pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, banesat që prishen ose përjashtohen nga proçesi i legalizimit;
b.5 Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
b.6 akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane , që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë. - C - Vërtëtim për kushtet familjare
c.1 Çertifikatë familjare;
c.2 Vendimin e gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara. - Ç - Vërtëtim për kushtet sociale
ç.1 vërtetim i komisionit mjeksor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individ me aftësi të kufizuar;
ç.2 vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënën nga institucioni shtetëror i atorizuar për individët me statusin e jetimit;
ç.3 dokument që vërteton se ka mbetur
i pa strehë si rezultat i lirimit të banesave , ish pronë e subjekteve të shpronësuara;
ç.4 dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin "emigrant ", "punëtor emigrant" dhe "azilkërkues";
ç.5 dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrin e Brendshme, Shërbimet të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
ç.6 – urdhër mbrojtje apo urdhër i menjehërshëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
ç.7 – vetdeklarim nëse individi/ familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptian;
ç.8 – dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
ç.9 – vetdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
ç.10 – vërtetim me çertifikat familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë.
- D - Vërtëtim për kushtet ekonomike
d.1 – vertetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklarate me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre të cilat duhet t'i bashkëlidhen dokumentave zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhësi për pozicionin dhe pagën r aplikantit e të përsonave të tjerë të familjes që janë në mardhënie pune;
d.2- dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve , për të gjithë antarët e vëtëpunësuar të familjes;
d.3- vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
d.5- vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
d.6- vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
- Kontrat Qiraje
Qytetarёt e interesuar pёr çdo informacion mund tё paraqiten pranё zyrёs sё strehimit, Bashkia Lushnje.
Afati i fundit i paraqitjes sё kёrkesave nga familjet ёshtё data 10 Dhjetor 2021 , ora 16:00.