Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Sherbimi Social

Sherbimi Social

                                                                                                                               REPUBLIKA E SHQIPERISE                                                                        BASHKIA LUSHNJE                                             DREJTORIA  E SHERBIMIT SOCIAL

                                           INFORMACION

Drejtoria e  Sherbimit Social mbeshtetur ne ligjin  Nr. 9355 date 10/03/2005  " Per sherbimet shoqerore" e ka  perqendruar  punen  e saj ne  keto  drejtime  kryesore :

 -Zberthimi i legjislacionit  te  ndihmes  ekonomike  ,  vendimeve  dhe  udhezimeve   te  reja  qe  dalin  nga  Qeveria  Shqiptare .

 -Evidentimi  dhe  verifikimi  i familjeve  me probleme  sociale  dhe  sistemimi i tyre  ne  skemen e ndihmes   ekonomike .

 - Monitorimi  i skemes se ndihmes  ekonomike ne menyre te vazhdueshme .

 -Pervec drejtimit kryesor qe eshte puna me ndihmen ekonomike  e cila ze  peshen kryesore  te kesaj drejtorie, ajo ndjek ne vazhdimesi dhe me pergjegjesi te njejte  tre aspekte te tjera po kaq te rendesishme:

 a - Paaftesine 

 b-Shtesat e invaliditetit.

 c-Problemet sociale

     Bashkia  Lushnje  perbehet nga 5 njesi administrative   dhe mbulon me sherbime  14969 familje  ose 54 931 banore  ,trajton me sherbime sociale   keto kategori :  

- 827  familje  gjithsej me ndihme ekonomike nga keto:

        a-  816  familje me ndihme te plote

        b-    11  familje me ndihme te pjesshme

-526  persona trajtohen si te paafte

-  53  persona trajtohen me verberi grupi I

-126  persona trajtohen me verberi grupi II

-109  persona  trajtohen si para- tetraplegjik

-227  kujdestari  paatesie + verberi +paratetraplegjie

-914  invalid  pune .

   Numri i familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike   ze 5.5%  te gjithe familjeve qe mbulon Bashkia Lushnje.

    Nga numri gjithsej i familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike 180 familje jane me kryefamiljare gra dhe 5 jetim me  Status jetimi.

    Per arsye te gjendjes se veshtire ekonomike, eshte rritur numri i familjeve qe trajtohen  me ndihme ekonomike dhe numri i familjeve qe aplikojne per tu trajtuar me ndihme ekonomike.Pervec ketyre familjeve qe sipas kritereve qe percakton ligji  e perfitojne ndihmen ekonomike kemi edhe familje qe jane ne gjendje te veshtire ekonomike  por qe nuk e perfitojne ndihmen ekonomike , mbasi jane te perjashtuar nga  kriteret qe permban ligji.

      Masa e ndihmes ekonomike eshte shume e ulet, kjo vlen edhe per P.A.K.   

Sipas ligjit ekzistues masa e percaktimit te ndihmes ekonomike sipas struktures se familjes nuk siguron nje shperndarje te drejte te te ardhurave per fryme keshtu:

 1.Familjet  me 1 anetar marin mes.2600 lek/muaj ose 2600 lek/fryme

 2.   "                2    "                        3200                       1600   "

 3.   "                3    "                        3900                       1300   "                               

 4.   "                4    "                        4500                       1125   "

 5.   "                5    "                        5200                       1040   "  

 6.   "                6    "                        5800                         966   "

 7.   "                7    "                        6500                         928   " 

 8.   "                8    "                        7100                         887   "

    Sic shihet, me rritjen e numrit te frymeve te familjes , ulen te ardhurat per fryme, nga 2600 lek per fryme tek familjet me  1 anetar(k/familjar) ulen deri ne 887 lek per fryme tek familjet me 8 anetar. ​​

Per periudhen 5 mujore , perdorimi i fondeve te planifikuara ne mije lek ka qene si me poshte :

NrEmertimiFondi i akorduar si 9/MujorFondi i perdorur  per  5/ mujorin   Fondi .i disponueshem deri shtator 2012
1Ndihma ekonomike,P.A.K.+Invalidet

 

162 006

 

91 600

 

70406

 

   Deri  me sot   shperndarja e fondit te ndihmes ekonomike eshte bere 100% e mases se percaktuar me ligj, ndersa  fondi per 4 muajt(qershor, korrik, gusht, shtator) nuk eshte i mjaftueshem.

       Cdo  muaj  ne  5 njesi administrative  publikohen  listat  e familjeve qe  trajtohen  me ndihme  ekonomike  per  te  bere sa me transparente  kete  liste ndaj komunitetit dhe  te  luftojme  perfitimet e paligjshme .

        Drejtoria  e  Sherbimit Social  ne  bashkepunim  me inspektoret  e rajoneve ka  punuar dhe  do te vazhdoje  te punoje  ne  menyre  te  vazhdueshme per evidentimin   sakte   te asaj shtrese te popullsise  qe eshte realisht  nen nivelin e varfesrise  dhe   sistemimin e tyre  ne skemen e ndihmes ekonomike

      Nga ana jone prioritet  ne ndihme ekonomike i kemi dhene familjeve  me gra  kryefamiljare   dhe  vajza - nena  si dhe jetimeve me status .Per kete muaj  jane  futur ne ndihme ekonomike 2  gra te  divorcuara.Duke pare statistikat veme re qe numri I vajzave-nena , grave te divorcuara dhe atyre te veja, del e domosdoshme hartimi i programeve per hapje kurse trajnimi ne menyre te tille qe keto kategori te jene  konkuruese ne tregun e lire te punes.

Duke hartuar keto programe ne minimizojme ose eliminojme dhunen  dhe prostitucionin.

       Persa i perket personave me aftesi te kufizuar , te verber  dhe para- tetraplegjik , meqenese numri I tyre eshte rritur per cdo muaj mesatarisht me 10 persona dhe duke patur parasysh gjendjen e veshtire ekonomike  te familjeve  me keta persona, jemi te mendimit per ngritjen e nje qendre   riaftesimi ditore ne qytetin tone per trajtimin e kesaj kategorie.

        Problem tjeter madhor, per familjet qe ne perberje te tyre  kane PAK, eshte rimbursimi i barnave si dhe vizitat apo cdo sherbim tjeter qe ka lidhje me shendetin te rimbursohen nga shteti. 

        Mbeshtetja e ketyre familjeve me politika sociale.ku nje nga pjesetaret e familjeve te jene te punesuar.

   Sipas marrveshje-bashkepunimit e lidhur ne 25 Korrik 2011 midis institucioneve per reagimin e koordinuar kunder dhunes ne familje dhe barazise gjinore , ne baze te sistemit data-base qe eshte instaluar per hedhjen e te dhenave te viktimave dhe dhunuesve, ne  Bashkin Lushnje rezultojne 19  raste te paraqitura dhe te ndjekura nga ana e koordinatores se DHFBGJ. Nga keto 15 raste jane te Komunave te Lushnjes edhe 4 jane nga Lushnja. Raste keto te mara nga Korrik 2011 deri me sot. Rastet kane qene te referuara nga Policia ne Bashki ose anasjelltas, duke qene se keto dy institucione jane edhe pika e pare ku individet bejne referimin e pare per denoncim.

Nga institucioni Bashkis  kesaj kategorie u eshte dhene ndihma psikologjike dhe ekonomike ne rastet kur viktimat jane shoqeruar me UM, UMM (ne baze te VKM 96) .

​Gjithashtu kemi dhe nje rast divorci ne Gjykate, ku Bashkia, ne baze te nenit 155, te Kodit te Familjes, ka ofruar  sherbim falas per te mbuluar detyrimet financiare dhe fushen  e trajtimit psikologjik.

   Ne Zyren e Sherbimit Social paraqiten raste te ndryshme te femijeve ne nevoje.Ka raste qe vijne paraqesin vete problemin e tyre ,te tjere referohen nga koordinatorja e dhunes ne familje.Te gjitha rastet kerkojne ndihme financiare.Nga te dhenat qe kam marre ne shkollat e qytetit 1 ne 5 femije ose trajtohet me ndihme ekonomike ose ka probleme sociale apo veshtersi ekonomike.Keta faktore ndikojne ne rezultatet e tyre mesimore si dhe ne mireqenien e tyre .Eshte konstatuar se femijet qe trajtohen me Ndihme Ekonomike nuk I plotesojne nevojat e tyre me jetike.Masa qe marrin nga pagesa e ndihmes ekonomike eshte e paket ne krahasim me masen qe nevojiten per te plotesuar nevojat me imediate qe kane.Gjithashtu dhe femijet qe trajtohen me pagese paaftesie nuk I plotesojne nevojat e tyre . Nga te dhenat qe kam mbledhur keta femije me pagesen qe marrin mund te perballojne vetem mjekimet qe u nevojiten

Eventet

<shkurt 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272812345
6789101112

Se shpejti


Buletini Informativ