Bashkia Lushnje po zbaton projektin “Ngritja e kapaciteteve të stafit të shërbimit social të Bashkisë Lushnje për shërbime ndaj P.A.K” si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” të Programit të Përbashkët të OKB-së , “Askush të mos mbetet pas”. Projekti konsiston në:
- Ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit Social, Administratorëve Shoqëror, si dhe Qendrës së Zhvillimit Lushnje për të ofruar asistencë ndaj kujdestarevë të përsonave PAK.
- Ngritjen e kapaciteteve të 57 kujdestarëve/prindërve për të mundësuar ofrimin e shërbimeve imediate për fëmijët me AK në kushtet e shtëpisë.
-Rritjen e ndërgjegjësimit të familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, për rëndësinë e kujdesit shëndetësor në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
- Ofrimi i shërbimeve të specializuara për 57 fëmijë me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Lushnje, duke zbatuar elementet e distancimit fizik.
Rezultatet e pritshme nga projekti janë:
Përgjatë këtyre muajve, projekti synon të arrijë këto rezultate:
- 12 Specialistë të Qendrës së Zhvillimit Lushnje, më të kualifikuar për të dhënë shërbime duke respektuar protokollin e COVID-19 të vendosur në këto qendra për 57 fëmijët që e frekuentojnë atë;
- 57 kujdestarë/ prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit, të trajnuar për t’u kujdesur dhe për të ofruar shërbime në kushte shtëpie;
- 57 fëmijë me AK që janë pjesë shërbimeve të Qendrës së Zhvillimit Lushnje marrin shërbime të specializuara në banesë ;
- Qëndra e Zhvillimit Lushnje jep shërbimin e specializuar edhe gjate përiudhave të pandemisë COVID-19;
- 23 Punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Social dhe Administratorë Shoqëror më të kualifikuar për t’i dhënë fëmijëve që nuk frekuentojnë Qendrën, udhëzimet e nevojshme;
- Komunitet më i ndërgjegjësuar ndaj personave me aftësi të kufizuar fizike.
Ky projekt mbështetet nga UNDP në Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane.