Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Bizneset > Si te fillosh nje biznes

Si te fillosh nje biznes

​​​​Procedura e Regjistrimit të Një Biznesi në qytetin e Lushnjës :

 

Hapi i parë: Rregjistrimi ligjor i Biznesit Tuaj pranë QKR-së
 
Për të plotësuar hapin e parë Ju duhet të paraqiteni dhe të aplikoni për regjistrim biznesi Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit (QKR)  me adresë Lagjia "Kongresi i Lushnjes", prane Bashkisë Lushnjë  duke u paraqitur me Karten e identitetit.
 
Hapi i dytë: Rregjistrimi fiskal i Biznesit Tuaj në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore
 
Pas regjistrimit te Biznesit Tuaj ne QKR Ju duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së  Taksave dhe Tarifave Vendore me qëllim regjistrimin për efekte fiskale me dokumentacionin e mëposhtëm:
 
1. Esktraktin e Rregjistrimit të marrë nga QKR-ja

2. Një kopje të Numrit të Identifikimit të Subjektit (NIPT-i) lëshuar nga QKR-ja

3. Një fotokopje e Dokumentit të Identifikimit

4. Dokumentat e pronësisë

4.1 Fotokopje e kontratës së qerasë së mjedisit nëse jeni qeramarrës, bashkangjitur planimetria e objektit dhe plan-vendosja e saj

4.2 Fotokopje e dokumentit të pronësisë në rast se jeni pronar të objektit ku ushtroni aktivitet, së bashku me planimetrinë përkatëse

4.3. Fotokopje Kontrate shitblerje.

4.4. Fotokopje Akt-Sipermarrje (vertetim i Marrjes ne dorezim nga Firma)

4.5. Fotokopje Formular vet-deklarimi per legalizim.

5. Dokumenta të tjerë për rastin e Shoqërive Tregtare të ashtuquajtura Biznes i Madh

5.1 Akti i Themelimit të Shoqërisë

5.2 Statuti i Shoqërisë


                                              Ju Faleminderit !                                                                     Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore                                                            ​   ​ Bashkia Lushnjë

 

Eventet

<maj 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ