Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Monumente Historike

Monumente Historike

 

Çfarë ofron Lushnja?

       Zona e Lushnjës, i ka të gjitha "burimet" për t'i ofruar shumë, turistëve qofshin këta vendas apo të huaj. Po e nisim me lashtësinë, jo shumë larg qytetit  ngrihet Manastiri mesjetar i Ardenicës. Ku kultura dhe antikiteti ndërthurën në të gjithë strukturën e kishës duke e kthyer atë në një ansambël arkitektonik  mbresëlënës. Po nuk janë vetëm këto, pranë qytetit ruhen dy ura të vjetra përkatësisht të shek XII dhe XV. Lehtësisht të vizitueshme. Sakaq pranë autostradës Lushnjë-Fier ngrihen Kishat mesjetare të Krutjes, Bishtqethmit, Kadipashaj, Toshkëzit, Bubullimës etj. Të cilat janë lehtësisht të vizitueshme fal investimeve të bëra në rrugë. Këto kisha ruajnë diçka të bukur diçka të veçantë nga kishat e tjera të Shqipërisë. Ato dallohen për hajatet e mëdhenj të cilat mbyllin kambanoren brenda kishës, tashmë një stil i identifikuar si "stili myzeqare". Kalojmë tek Muzetë, Lushnja ka tre muze. Muzeu Historik, Shtëpinë Muze "Kongresi i Lushnjës". Muzeun kushtuar Dëshmorëve të Lushnjës. Po ashtu në qytet ka edhe shumë momente të realizmit socialistë mjaft të kërkuar nga tursitët amerikan, çek dhe gjerman. Përmendim këtu Monumentin "Toka Jonë" vepër e skulptorit Perikli Çuli dhe skulptura tjetër e titulluar "Djali dhe buallica" vepër e skulptorit Maksim Bushi.

     Kalojmë tek  turizmi natyror. Zona e Lushnjës ofron shumë mundësi relaksi dhe zbavitje për artdashësit të ecjeve në natyrë, zbulimi i kodrave mjaft të piktoreske. Sakaq pjesa e Ballagatit, ofron mundësinë për të përdorur sportin e fluturimit  me Deltaplan. Do ishte akoma më e bukur të vizitoje pjesën e kodrave të fshatit Matjan, prej nga ku mund të kënaqesh të shikosh në horizont një pamje mbresëlënëse. Po ashtu për ecje natyrore  mund të përfshihet edhe kodra e Stan Karbunarës ku ruhen themelet e një kalaje të hershme. Prej nga ku turisti mund të ketë mundësi të prek me shikim të gjithë fushën  e Myzeqesë. Pranë kalasë ndodhet burimin i Mollasit, pika më e lartë e Lushnjës 299 m mbi nivelin e detit.

Por edhe kodra e Vainit në Lushnjë, mund të përdoret për turizëm, shumë pak e dinë që këtë kodër ruhen dëshmitë e një Bazilike 1500 vjeçare.

   Monumentet e kulturës në Lushnjë

    Manastiri i Ardenicës , ky objekt  i  rendesishem  kulti  ngrihet  në një vend   dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit.  Në anën lindore të  tij  ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjësën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.  Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai  të jetë ndërtuar në shek XIII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Në afërsi tënderteses,  në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të rrugës së vjetër Egnatia.       Ngjitur me kishën lartësohet kumbanorja në formë katrore dhe e bardhë, njëlloj si ajo e Pojanit. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja,  në vitin 1731 shkroi  një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja  është  shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes. Teksti shqip është shkruar me gërmat e  alfabetit grek : "Vigjin dhe mame e Perendis uro pren fajt orete", nënshkruar nga autori: Hieromonah - murgu, Nektarit. Në vitin 1741, banorët e krishterë të katundit të Ardenicës i kërkuan kazasë së Karbunarës fermanin (autorizim) për restaurimin e Manastirit të tyre, të dëmtuar rëndë gjatë dimrave të viteve të shkuara.  Me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Lushnjë), ne  vitin 1743 u bënë rindërtimet dhe restaurimet në pjesët më të dëmtuara.

    Kapela e Shën Triadhës gjendet në pjesën verilindore të manastirit të Ardenicës. Ajo ka përmasa 7.50 x 3.70 m. Hyrja e saj është në anën perëndimore, e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë,  muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapelës është mbuluar me hark guri. Pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një basoreliev qeramike. Manastiri  zotëronte  edhe një bibliotekë të pasur me botime të kohës, por edhe shkrime të periudhave të mëparshme.   Gjatë shek. XVII ka qenë mjaft i përmendur për pasurinë e bibliotekave të tij edhe në Greqi, prej nga vinin me shumicë studiues e fetarë, kurse brenda mureve të manastirit ka pasur një internat me gjimnaz klasik me më tepër se 50 nxënës. Në shekujt XVII e XVIII u pasurua shumë nga ndihma të tjera të sjell nga "Shoqëria e Manastirit të Shën Mërisë së Ardenicës" e formuar në Poloni dhe që më vonë pati dhe një degë në Hungari. Por nga [zjarri i vitit 1932, humbi përfundimisht pjesa ku ndodhej biblioteka], nga të cilat nuk mbetën veçse disa volume. 

    Dekoracioni mural, vepër e artistëve Kostandin dhe Athanas Zografi,  u realizua në vitin 1745. Ai përfshin muret anësore të sallës dhe faqen perëndimore të narteksit, me një program të pasur ikonografik nga historia e Dhjatës së Re. Piktura e ndarë në regjistra përbëhet nga kompozime katërkëndëshe, brezi ornamental me profetët dhe shenjtorët në këmbë me madhësi natyrale. Gjithashtu, programi ikonografik, në faqen lindore  përfshin  afresket e absidës, Shën Mërinë Platitera me Krishtin e vogël në prehër dhe anash saj, ëngjëjt me ilitot e hapura. Lart mbi hark, "Liturgjia e Shënjtë" dhe figura shënjtorësh të paraqitura në tors, janë piktura në të dy anët e mureve të altarit, poshtë Platiterës. Etërit e Kishës janë paraqitur si hierarkë, dhe në fund Kungimi i Apostujve. Në të dy niket, afreskët paraqesin Krishtin përpara kryqit dhe Shën Theoforin e Martirizuar nga luanët. Në murin jugor trajtohen skena nga jeta e Shën Mërisë, që nga lindja e saj dhe peripecitë që lidhen me jetën e Krishtit, si Ngjallja e Shën Llazarit, Darka mistike, Lutja në malin e ullinjve, Magjistarët dhe përfundon me puthjen e Judës, për të vazhduar më pas në faqen perëndimore. Në qëndër të saj qëndron Fjetja e Shën Mërisë dhe skena të tjera që plotësojnë dekoracionin. Në murin verior, ndonëse një pjesë e afreskeve mungon, piktura vazhdon me ciklin e Vuajtjeve. Vajtimi, Ngritja nga varri, Zbritja në ferr,etj. dhe poshtë tyre ndodhen skena të tjera që paraqesin Krishtin si Kryehierark ose simbolet e Shën Mërisë si tek Dritëdhënësja dhe Hymnizimi i saj si mëmë e zotit,etj.

    Shënjtorët e kishës, me qëndrimet ballore, vendosur sipas rëndësisë së tyrë në bazën e murit, shquhen nga karakteristikat individuale,si Shën Gjergji veshur me gëzofin e leshtë, Minai dinamik, Nestori me shprehjen melankonike dhe Shën e Djela si Virgjëreshë. Në radhën e shënjtorëve është  edhe Johan Kukuzeli, personazh historik i shekullit XI-të. Shohim që i një frymëzimi lokal është peisazhi lirik nga skena e Magës me kafshët që kullosin dhe barinjtë me qëndrimet e lira ose gjallëria e vrapit të kuajve nga kthimi i Magëve, trajtime që tregojnë për të tjera prirje realiste të stilit të këtyre piktorëve.Vepra e Zografëve tregon për nivelin mjeshtëror që arritën piktorët në kulmin e aktivitetit të tyre, të konceptimit estetik të kohës që jetuan, duke u bërë burim frymëzimi për pikturimin e kishave të Myzeqesë gjatë shekujve XVIII-XIX-të.

  Mbishkrimi më i vjetër gjëndet në hyrjen qëndrore të Manastirit  dhe mban datën 1 maj 1477. Nuk dihet me saktësi se ku mund të ketë qënë më përpara, ose çfarë simbolizon kjo datë, ndoshta zbulimet e mëtejshme do të hedhin dritë. Një tjetër mbishkrim  lexohet  në brendësi të Naosit mbi portën kryesore të tij dhe na jep vitet 1743 – 1744, që është edhe periudha e pikturimit të kishës së Shën Mërisë nga vëllezërit piktorë Kostandin dhe Athanas Zografi. Në manastir ndodhen edhe dy pllaka me data të ndryshme, që i përkasin shekullit XVII. Njëra pllakë, me vitin 1754 ndodhet në pjesën perëndimore të hajatit të kishës, ndërsa tjetra fikson  vitin 1770 dhe ndodhet në një nga harqet e furrës.           

Manastiri i Ardenicës.

 

Kisha e Fjetja e Shën Mërisë, në  Bishqethëm   

       Sipas një gojëdhëne 'kisha  mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1198. Në vitin 1600 ajo u shkatërrua deri në themel nga turqit. Më pas, aty nga viti 1750 u rindërtuar përsëri mbi themelet e kishës së vjetër'.

                                 Pamje nga ana veriore e kishës

           Kjo kishë  është e variantit të kishave të Myzeqesë, d.m.th. e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është i tipit bazikal trenefësh, me përmasa të brendshme 16,75 x 8.50 m. Dy radhë kolonash (të veshura me rripa dërrase  deri në 1 metër lartësi dhe të pikturuar me stilizime floreale) e të suvatuara që përfundojnë kapitele të lidhura me arkada gjatësore, ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësorët. Kjo ngritje ka dhënë mundësi që nefi qendror të ndriçohet nga dritare të hapura mbi çatinë e hajateve. Secili nef është i pajisur me tavan të veçantë dërrase të gdhendur të ngjyrosur për efekte dekorative. Çiftin lindor të kolonave mbështetet ikonostasi prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit, i cili përmban absidën qendrore e të nxjerrë jashtë bemës dhe niket e protezisit dhe të diakonikonit. Hyrjet për në hajatet janë hapur në anën veriore perëndimore dhe jugore. Ndërsa hyrjet që të çojnë  në naos janë nga ana  jugore dhe perëndimore. Porta perëndimore është hapur poshtë  kullës së kambanores. Naosi rrethohet nga anë perëndimore veriore dhe jugore nga hajatet, nga të cilët ai perëndimori është më i gjerë. Për mbajtjen e çatisë janë vendosur kolona druri. Në qoshen veriperëndimore është ndarë një kthinë e vogël, ku mbahet kazani i pagëzimit. Muret e hajatit janë të hapura nga disa sërë hapësira, të mbuluara me harqe të shtrira. Në pamje të jashtme kisha ka një kompozim volumor të zakonshëm për kishat e Myzeqesë të këtij varianti. Volumit qendror e të lartë të naosit i mbështeten në tri anë volumet më të ulëta të hajateve të mbuluara me çati njëujëse. Kisha është e suvatuar nga jashtë, dhe në përgjithësi mungon përpunimi dekorativ i nuraturës. Dallim bën absida  e punuar me blloqe guri të latuar dhe e zbukuruar me një varg nikesh të larta e të cekëta të harkuara nga sipër që krijojnë përshtypjen e një harkade të rrafshët. Muratura e Absidës mbyllet me një kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë.Piktura murale në teknikën e afreskut mbulon të gjithë sipërfaqen e naosit, faqen lindore të narteksit dhe ruhet e fragmentuar sipas derës jugore, kur hyn në naos. Piktura murale e kësaj kishe është vepër e piktorit shqiptar të shek.XIX-të Johan Çetirit dhe e Gjergjit, së bashku me nipin e tij Ndinin po nga kjo familje. Piktura është realizuar me 1798. Tematika e saj është ajo e zakonshmja, e pasuruar kohët e fundit me elementë të reja nga manastiret e Malit Athos. Vëllezërit grabovarë Çetiri kanë përdorur në afresk të njëjtën tematikë që kanë përdorur piktorët vëllezër korçarë, Kostandin e Athanas Zografi, duke iu përshtatur me përpikëri mënyrës së radhitjes së skenave. Në faqet veriore dhe jugore në katër rreshta janë vendosur me radhë jerarkët, martirët, saketët, apostujt dhe skenat nga jeta e Krishtit dhe i Shën Mërisë. Brezi i parë është më i gjerë, aty janë paraqitur jerarkët e martirët e kishës në këmbë. Më sipër vjen rreshti i medaljoneve me figurat e shenjtorëve të zbukuruar me ornamente floreale. Në dy rreshtat e sipërme, në madhësi të ndryshme janë realizuar skenat nga jeta e Krishtit dhe Shën Mërisë. Brezi i sipërm i pikturës murale është punuar nga Gjergj Çetiri me nipin e tij Ndinin me 1849, më 1853. Në faqen lindore ruhet po kjo ndarja e brezave të pikturuar. Në absidë paraqitet Shën Mëria Platiteria, dhe në brezin poshtë saj 6 apostuj të ndarë në dy grupe. Në niken majtas kemi skemën e ngjalljes së Krishtit, në niken djathtas paraqitet Shën Vasili. Tërë medaljonet me figurat e Shenjtoreve dhe të zbukuruar me motive floreale janë pikturuar më sipër. Figurat e 12 shenjtoreve në këmbë janë pikturuar njëri pranë tjetrit pa kornizime. Skenat e sipërme gjithsej 5 janë më të mëdha dhe janë të kornizuar me shirit të kuq. Në faqen perëndimore, sipër derës me hark që komunikon me marteksin ndodhet dhe skena e madhe e "Fjetjes së Shën Mërisë". Në faqen lindore të narteksit është realizuar skena e madhe me temë "Gjyqi I fundit". Naosi ndahet në tre nefe me shtylla guri, harqet midis tyre janë të pikturuara me motive floreale.

         Në anën e majtë të derës perëndimore ndodhen shkallët që të çojnë në një mafil të gjërë prej druri. Tavani i kishës është prej druri dhe mjaft i bukur.Ai është i realizuar me rozeta të gdhendura dhe të pikturuara, si dhe me dekoracione ornamentale. Naosi ndahet nga pjesa e altrarit nga një ikonostas druri i gdhendur, ku janë vendosur ikonat e piktorit Naun Çetirit dhe mbajnë datën 1829.

                                    Pamje e afreskeve murale​

         Vepra artistike në kishën Fjetja e Shën Mërisë – Bishtqethëm, si në pikturën murale dhe në ikona,  është realizuar  nga familja e piktorëve grabovare-Çetiri.  Midis tyre shquhet vepra pikturale e Johan Çetirit, i cili diferencohet menjëherë për vlerat artistike të krijuara prej tij, aftësinë për të dhënë figura me një shprehje shpirtërore dramatike, të vizatimit të saktë dhe kompozimeve të realizuara me mjete të fuqishme shprehëse.                

 

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Krutje e Sipërme.

Për këtë kishë nuk dihet data e ndërtimit, por mendohet e mesit të shek. XVIII. Ajo  është pikturuar në vitin 1811 (më 17 shkurt) nga Nikolla Çetiri nga Grabova.

                                 Pamje nga ana jugore e kishës


         Është e variantit të kishave të Myzeqesë, d.m.th. e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është i tipit bazikal trenefësh, me përmasa të brendshme 15,75x8.70 m. Dy radhë kolonash druri të veshura me rripa dërrase e të suvatuara përfundojnë me kapitele prej druri të gdhendur, lidhen me herkada gjatësore, të ndërtuara gjithashtu me strukturë çatmaje, dhe ndajnë nefet nga njëri-tjetri. Secili nef është i pajisur me tavan dërrase të ngjyrosur për efekte dekorative. Tavani i nefit qendror përmban tre thellime që imitojnë kubetë. Çifti lindor i kolonave lidhet gjithashtu me një harkadë tërthore të realizuar me çatma, e cila së bashku me ikonostasin prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit. Naosi ndriçohet bollshëm nga dritare të mëdha, të hapura në pjesët e sipërme të mureve veriore dhe jugore.

    Hyrjet e kishës janë hapur nga ana perëndimore ndërmjet dy dritareve, në anën veriore dhe jugore. Si zakonisht,  pjesa perëndimore e hajateve është më e  gjerë.  Në një fazë më të vonë, në vitin 1924 është ndërtuar një ambient ndenjeje me dysheme më të ngritur dhe i pajisur me oxhak. Hyrjet për në hajatet janë hapur gjithashtu në anën perëndimore, jugore dhe veriore, përballë atyre të naosit. Porta perëndimore është hapur në katin përdhe të kullës së kambanores dhe ka përpunim më dekorativ, në formë harku me gurë të latuar. Kulla e kambanores që lartësohet në pjesën perëndimore është ndërtuar në vitin 1924.

     Në pamje të jashtme kisha ka një kompozim volumor të zakonshëm për kishat e Myzeqesë të këtij varianti. Volumit qendror e të lartë të naosit i mbështeten në tri anë volumet më të ulëta të hajateve të mbuluara me çati njëujëse. Kisha është e suvatuar nga jashtë, dhe në përgjithësi mungon përpunimi dekorativ i nuraturës. Dallim bën absida e punuar me blloqe guri të latuar dhe e zbukuruar me një varg  nikesh të larta e të cekëta të harkuara nga sipër që krijojnë përshtypjen e një harkade të rrafshët. (Sot nuk ruhet në gjendje të mirë).  Muratura e Absidës mbyllet me një kornizë tullash të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë.

Kisha e Shën Kollit në  Toshkëz

Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1811. Ajo  është pikturuar në vitin 1813 nga Johani dhe Nikolla Çetiri nga Grabova. 

Pamje nga ana veriore (sipas Thomo 1998)

Është e përbërë nga Naosi dhe hajatet që e rrethojnë në tri anë. Naosi është njënefësh, me përmasa të brendshme 11,80x6.40 m i mbuluar me çati druri. Në brendësi është i pajisur me një tavan dërrase, i cili përmban tre thellime, nga të cilët ai qendrori është më i madh. Një ikonostasin prej druri të gdhendur, ndan ambientin e altarit, cili përmban absidën qendrore e të nxjerrë jashtë  të bemës dhe niket e shërbesës për protezisin dhe diakonikonin. Brendësia ndriçohet bollshëm nga dritare të mëdha, të hapura në pjesët e sipërme të mureve veriore dhe jugore. Në anën veriore, jugore dhe perëndimore naosi rrethohet nga hajatet, si zakonisht pjesa perëndimore e hajateve është më i gjerë. Këtu janë vendosur katër radhë kolonash druri që mbajnë çatinë. Hajatet nuk kanë tavan. Hyrjet për në hajatet janë hapur në muret perëndimore dhe jugore, karshi hyrjeve të naosit. Në pamje të jashtme volumi i naosit i mbuluar me çati dyujëse mbizotëron  mbi volumet e ulëta të hajateve. Pjesët veriore dhe jugore të hajateve mbulohen me çati njëujëse, ndërsa ajo perëndimore me çati triujëse. Mbi frontin e murit perëndimor të naosit ngrihet kambanorja me hapësira të harkuara për kambanat. Muratura e naosit  është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç  gëlqereje dhe është e suvatuar me një shtresë të hollë llaçi. Absida në anën lindore është ndërtuar me gurë të skalitur, të cilët janë të qarkuar me tulla të vendosura në formë dhëmbësh sharre ndërmjet rreshtave të drejtë. Mbulesat e dritareve janë të rrafshëta, ndërsa ato të dyerve të harkuar.

 

           Kisha e Shën Todrit, në  Kadipashaj

          Kjo kishë është pikturuar nga Johan Çetiri dhe nipi i tij Nikolla nga Grabova, në vitin 1801. Ndryshe nga shumë kisha të Myzeqesë, këtu pjesët përbërëse, naosi, narteksi dhe hajati, janë të dalluara nga njëra-tjetra. Naosi është i tipit bazikal, me përmasa të brendshme 14x8,40 m, i ndarë nga dy radhë  kolonash druri në tre nefe.  Kolonat janë të veshura me dërrasa. Ato janë të lidhura ndërmjet tyre me harkada në drejtimin gjatësorë. Edhe arkadat janë ndërtuar me strukturë çatmaje (me kallama). 

 Naosi është i pajisur me tavan dërrase, i cili përmban  në pjesën qendrore një thellim të imitimit të kupolës qendrore. Ikonostasi prej druri të gdhendur, i mbështetur në çiftin lindor të kolonave, ndan ambientin e altarit, nga i cili shkëputet dhe del jashtë absida qendrore e bemës. Në anën perëndimore del në formë tribune ose ballkoni i brendshëm gjinekotini. Naosi ndriçohet bollshëm nga dritare të shumta të hapura në pjesët e sipërme të mureve verior dhe jugor. Hyrja bëhet nga ana perëndimore. Ai është dy katesh, të lidhur me njëri-tjetrin me shkallë druri. Kati i dytë i narteksit, siç e thamë dhe më sipër, del në hapësirën e naosit në formë tribune. Në frotonin e murit perëndimor të narteksit ngrihet kambanorja, me dy hapësira të harkuara për kambanat.  Përgjatë gjithë anës jugore zhvillohet hajati, i cili në pjesën më të madhe të tij është i hapur nga një harkadë mbi kolona të ulëta prej guri. Hajati mbulohet me çati njëujëse, e cila është në një nivel më të ulët nga ajo e kishës, duke i dhënë mundësi hapjes së dritareve në pjesën e sipërme të mureve të naosit.

        Në pamjen  e jashtme mbizotëron volumi i lartë i naosit, i cili lehtësohet nga një radhë dritaresh të mëdha. Harkada e hapur e hajatit e bën më transparente dhe më të lehtë gjithë pamjen jugore. Në pamjen perëndimore, ku është vendosur dhe porta kryesore, mbizotëron një notë monumentaliteti, e cila theksohet nga ngritja e kambanores, ndërsa në pamjen lindore prerja e çatisë dyujëse dhe krijimi i një flegre të tretë, ka zbutur disproporcion ndërmjet sipërfaqes së madhe e të rrafshët dhe volumi të absidës që shkëputet nga ajo. Muratura e kishës është ndërtuar me gurë deri në gjysmën e lartësisë, ndërsa pjesa e sipërme është ndërtuar me kulla. Kisha është e suvatuar nga jashtë me një shtresë të hollë suvaje në sipërfaqen e pastër të nuraturës spikat korniza e fuqishme e suvatuar nën çati. Ndryshe nga muratura e veshur me suva e kishës, ajo e absidës është punuar me blloqe të latuara guri dhe është gjallëruar nga një varg nikesh të larta e të cekëta, të harkuara nga sipër. Muratura e absidës përfundon me një kornizë tullash në formë dhëmbësh sharre. 

 

 

Kisha e Shën Todrit ana perëndimore

 

   Ura e Kasharajt

         Gjatë rrugëve mesjetare mjeshtërit popullor vendas patën ndërtuar mjaft vepra arti, si mure mbajtës, kanale për largimin e ujërave, ura të mëdha e të vogla prej druri apo guri etj. Urat e gurit me një apo më shumë hapësira( qemer) kanë qenë të shumta. Ato i vëren si gjatë lumenjve të mëdhenj, ku janë me disa harqe, ashtu dhe gjatë përrenjve e vijave të ujit, ku ndërtohen  me një hark të vetëm. Një pjesë e mirë e tyre për të lehtësuar kalimin e njerësve, pajiseshin dhe me këmbanë apo kamare për kandil.

          Ura guri ka pasur edhe në trevën e Lushnjës. Ruhen ende në ditët tona dy të tilla, sot monument kulture. Gjatë mesjetës në këtë anë rruga që lidhte portin e njohur të Durrësit me Beratin e lashtë, rruga e luginës së Shkumbinit: Durrës-Elbasan-Ohër. Kjo ë fundit lidhej me Myzeqenë e Lushnjës e me Fier- Vlorën dhe nëpërmjet Belshit, rruga kalonte në Hyzgjokaj, Kasharaj, Lushnjë e të tjerë. Ky kalim duhet të ketë pasur origjinë antike, kur lidhte rrugën e njohur Egnatia të luginës së Shkumbinit me degën jugore të saj Dyrrahium – Apoloni. Sipas gjetjeve ajo mund të ketë kaluar afër Divjakës, ku janë zbuluar edhe shumë gjurmë kalldrëmesh.

         Ura e kasharajt është një urë e vogël mbi një vijë uji që derdhej në përroin e fshatit. Ajo njihej prej vendasve me emrin 'Ura e Sefës', e ndërtuar me një hark dhe 2.30 m e gjerë. Këmba perëndimore mbështet mbi shkëmbinj natyror të gdhendur. Dallohet qartë teknika e ndërtimit të muraturës, e cila përbëhet nga gurë të punuar të lidhur me llaç. Nga përdorimi i gurëve me përmasa të ndryshme,  ajo  nuk  eshte  uniforme.

          Ura  përbëhet  vetëm  prej  një qemeri  rrethor dhe është e punuar me gurë shtufi. Gjatësia e saj arrin në 13 m gjërësia 2.4 m, lartësia rreth 6 m. Eshte  ngritur në vend të fortë shkëmbor.Sipas teknikës së ndërtimit ,ura mendohet se mund ti përkasë Mesjetës dhe jo periudhës romake, ndoshta në shek.XII-XIII.


                              Pamje nga ura e Kasharajt

          Ura e Lunjës

        Ajo ndodhet në qendër të fshatit Karbunarë e Madhe, vetëm 300 m nga rruga nacionale Lushnjë-Berat.  Njihet edhe me emrin"Ura e Begëve"(fig 64). Dikur shërbente për të lidhur zonat e tjera të Myzeqesë.  Gjithashtu, sipas dëshmive të banorëve vendas, ajo lidhte rrugën që të çonte në kalanë e Stan-Karbunarës, që ndodhet jo shumë larg mbi kodrën e fshatit me të njëjtin emër.  Përbëhet nga dy harqe, njëri prej të cilëveharku qendror është me përmasa më i madhë se harku tjetër. Ura e ka drejtimin P-L,  është e gjatë 17 m dhe e gjerë 3.3 m,  e lartë 6m. Harku qendror ka diametër 4.7 m e ngrihet 1.8 m nga sipërfaqja e ujit dhe distancë 2.30 m brenda këmbëve të harkut; qemeri i këtij harku ka përmasa nga 0.25 në 0.45 m dhe gjerësi nga 0.14 në 0.20 m. Pjesa e dukshme e harkut tjetër ka gjatësi 2.2 m dhe lartësi të dukshme 0.3m. Qemeri ka këto përmasa: gjatësi nga 0.37 në 0.45 dhe gjerësi nga 0.08 në 0.19 .- Distanca mes  dy harqeve të urës është 3.5m. Për nga teknika e ndërtimit, mendohet që ti përkas periudhës mesjetare. të jetë ndërtuar në shek XVII.

Pamje nga ura e Lunjës

Shtëpia Muze  "Kongresi i Lushnjës"

         Ndodhet pranë qendrës së qytetit, (në rrugën Abaz Bej Lushnja), banesa është dykatëshe e tipit beratase. Sipër çatisë ka një kullë të vogël me gjashtë dritare, e quajtur ndryshe "konaku i hankove".  Banesa mendohet të jetë  ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX. Ajo nuk ruan gjurmë  të hajateve. Sipas një fotografie te vitit 1920, mësojmë se ngrehina bën pjesë në grupin e banesave të hapura. Banesa zë një sipërfaqe (afërsisht) 286 m2.

         Muratura e jashtmë është e sovatuar dhe e lyer me të bardhë. Për të shkuar  në mjediset e brendshme në katit përdhe, banesa ka dy hyrje në anën veriore dhe perëndimore. (Më pas u hap një tjetër hyrje në anën lindore). Kati përdhe përbëhet nga tre ambiente kryesore:

  1. Salla e pritjes, e cila lidhet me dhomat e tjera nëpërmjet një korridori të ngushtë. (nga ana perëndimore).
  2. Dhomat e zjarrit, kanë qënë të pajisur secila me nga një oxhakë (sot këta oxhakë nuk ruhen më)
  3. Një tjetër ambjent ndodhet në katin përdhe, me hyrje më vete nga ana veriore por që nuk komunikon me  ambientët e brendshëm të katit përdhe.  Ky ambient shërbente si depo por që lidhej edhe me banjon. Dyshemeja në përgjithësi në katin përdhe është e shtruar me pllaka të thjeshta ndërsa tavani është prej druri.

         Për tu ngjitur në katin e dytë,  kalohet nëpërmjet një shkalle druri e dekoruar bukur. 

         Kompozimi planimetrik i katit të dytë është i ndryshëm nga  kati i poshtëm.

         Kati i dytë përbëhet nga katër ambjente kryesore:

  1. Korridori, i cili zë një hapësirë pak më të madhë dhe komunikon me të trija dhomat. Dyshemeja është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma. Prej korridorit mund të dalësh në ballkon (i cili ndodhet në anën veriore). Ky ballkon është i ndërtuar thjesht. Ai është i  mbështetur në dy kolona të mëdha (betoni) të cilat në pjesë e sipërme imitojnë formën e një kapitelit të thjesht ndërsa në pjesën e poshtme imitojnë bazën e një kolone antike.
  2. Dhoma e gjumit (e cila ndodhet në anën lindore) është afërsisht me përmasat e korridorit. Dyshemeja e saj është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma
  3. Dhoma e zjarrit (e cila ndodhet në anën jugore) e cila për nga  dimensioni është e vogël, është e pajisur me oxhak bashkë me niket, nëpërmjet kësaj dhome kalohej në banjon e katit përdhe. Sakaq po nëpërmjet "dhomës së zjarrit" mund të ngjitesh nëpërmjet një shkalle druri në "konakun  e hankove". (Dhomë e vogël e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës. Ai është e pajisur me katër dritare të mëdha të cila shërbejnë edhe si pikë vrojtuese). Dyshemeja e  "dhomës së zjarrit" është e shtruar me parket druri, ndërsa tavani me çatma e njëjtë edhe për "konakun e hankove".
  4. Dhoma e pritjes, (ndodhet në anën perëndimore) për nga trajtimi dekorativ është më ndryshme, nga ajo lindore. Kjo dhomë  është e pajisur me dritare të mëdha (5 në krahun perëndimor dhe 2 në krahun verior  me një oxhak në krahun jugor). Dyshemeja në përgjithësi është e shtruar me parket druri. Tavani është prej dërrase dhe shumë i dregaduar.

      Çatia ruhet disi mirë dhe mban tjegulla origjinale të kohës së ndërtimit. Ky ambient në pamje të jashtme në anën e perëndimore ruan një përpunim të pasur arkitektonik pasi është dhe fasada kryesore e banesës.

 

Immagine (2).jpg

Pamje nga ana perëndimore

 

Lista e Monumenteve Natyrore në rrethin e Lushnjës.

1. Rrapi i Zonjës - Bubullime

2. Lisi i Konjatit - Konjat

3. Dushkajat i Senës

4.Burimi termoninerar i Karbunareshttp://static.panoramio.com/photos/large/64348118.jpg

5. Selvite e manastirit Ardenice


6. Dushkajat e Manastirit – Lushnje

 

7. Rrapi i Ngurrezes

 

 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ