POLITIKAT E PRIVATESISE

 

Bashkia Lushnjë ne mbledhjen e te dhenave personale ushtron veprimtarine e saj ne perputhje me Ligjin nr. 9887 date 10.03.2008 “ Per mbrojtjen e te dhenave personale “ i ndryshuar.

Konkretsisht:

Kontrolluesi, kur mbledh të dhëna personale, duhet të informojë subjektin e të dhënave për fushën dhe qëllimin, për të cilin do të përpunohen të dhënat personale, për personin që do t’i përpunojë të dhënat, për mënyrën e përpunimit, përveç rastit kur subjekti i të dhënave është në dijeni të këtij informacioni. Kontrolluesi duhet të informojë subjektin e të dhënave për të drejtën për akses, si dhe të drejtën për korrigjim të të dhënave të tij.

Në rast se kontrolluesi përpunon të dhëna personale, të marra nga subjekti i të dhënave, ai është i detyruar të informojë subjektin e të dhënave nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare. Nëse subjekti i të dhënave, në bazë të një akti ligjor ose nënligjor, është i detyruar të japë të dhëna personale për përpunim, kontrolluesi e informon edhe rreth këtij fakti, si dhe rreth pasojave të refuzimit të dhënies së të dhënave personale

Kontrolluesi nuk është i detyruar të japë informacin dhe të informojë për rastet kur të dhënat personale nuk janë marrë nga subjekti i të dhënave, nëse:

a) ai përpunon të dhëna personale ekskluzivisht për qëllime historike, statistikore dhe për kërkime shkencore dhe nëse dhënia e këtij informacioni është e pamundur, ose kërkon përpjekje joproporcionale;

b) ai detyrohet të kryejë përpunimin e të dhënave personale në bazë të një parashikimi ligjor; c) ai përpunon të dhëna të bëra publike;

ç) ai përpunon të dhëna personale, të marra me pëlqimin e subjektit të të dhënave. Kontrolluesi, gjatë përpunimit të të dhënave personale, sipas shkronjës “dh” të pikës 1 të nenit 6 dhe shkronjës “ç” të pikës 2 të nenit 7, në lidhje me ushtrimin apo mbrojtjen e të drejtave tëligjshme, është i detyruar të informojë subjektin e të dhënave rreth përpunimit të të dhënave tëtij.​