Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Z.Tushe pret fituesit e konkursit kombëtar Junior Achievement of Albania

Kategorite

Filtro:

Z.Tushe pret fituesit e konkursit kombëtar Junior Achievement of Albania

​Kryetari i bashkisë, z. Fatos Tushe priti përfaqesuesit e nxënësve të shkollës "18 Tetori" në Lushnje, të cilët për herë të dytë dolën fites në konkursin kombëtar "Junior Achievement of Albania". Të drejtuar nga mësuesja e përkushtuar Liljana Baxho nxënësit Sara Çela (presidente), Fabiola Dushi (Dr.Marketing), Antigoni Jano (Dr.Finance), Hosermando Myzeqari (Dr. Mardhenieve me Publikun), Ueda Fusha (Dr.Burimeve Njerezore) dhe Kevin Kamani (Dr.Prodhimi) u përfaqësuan në konkurs me një shërbim, i cili lehtësisht shkarkohet në smartphonët me sistem Android.


Një lehtësi në gjetjen e vendeve të lira të parkimit, të gërshetuara në një aplikacion të vetëm, të cilin çdo zotërues smartphoni dhe automjeti, mund ta shkarkojë në PlayStore dhe ta përdorë në përditshmëri. Skuadra e FindParkALB do të të përfaqësojë Shqiperinë në konkursin ndërkombëtar, i cili zhvillohet në Korrik në Zvicër. Kryetari i bashkise ne fjalen e tij: uroj dhe falenderoj nxenesit per arritjen e tyre, si dhe premtoj qe bashkia Lushnje do te mbështese financiarishtë skuadren FindParkALB në përfaqesimin saj në Zvicër. 
Krenar për këta nxënës!


Eventet

<shkurt 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272812345
6789101112

Se shpejti


Buletini Informativ