Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Takim në kuadër të urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë

Kategorite

Filtro:

Takim në kuadër të urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë

Takim me specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Shërbimit Veterinar për marrjen e masave kundër sëmundjes së  Dermatozës Nudolare të Gjedhit

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si pasojë e përhapjes në vendet fqinjë të sëmudjes së Dermatozës Nudolare të Gjedhit, ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave kufizuese, parandalimin  dhe kontrollin e kësaj sëmundjeje.


Duke marrë shkas nga ky urdhër, N/Prefekti z.Ilir Dervishi dhe N/Kryetari i Bashkisë Lushnje z.Gentian Nushi, zhvilluan një takim me specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe specialistët e Shërbimit Veterinar të Bashkisë Lushnje dhe Bashkisë Divjakë, ku diskutuan mbi masat që do të merren në këto dy njësi vendore në mbështetje të urdhërit në fjalë.

Konkretisht ky urdhër parashikon:

*Ndalimin e lëvizjes së kafshëve të llojit gjedh,dhen, dhi nga fermat në drejtim të tregjeve, thertoreve dhe nga ferma në fermë.

*Monitorimin e sëmundjes së Dermatozës Nudolare të Gjedhit nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar dhe Drejtoritë e Bujqësisë në Qarqe.

*Çdo kafshë e llojit gjedh që lëviz në kundërshtim me pikën 3 të këtij Urdhri do të sekuestrohet në zbatim të ligjit.

*Shërbimi Veterinar, në bashkëpunim me veterinerin privat të fermave dhe pronarët të marrin masat për biosigurinë në fermë. Në çdo fermë të ketë vaska dezinfektimi për njerëzit dhe makinat.

*Fermerët në bashkëpunim me shërbimin veterinar shtetëror, të marrin masat për largimin e përhapësve të kësaj sëmundjeje si mushkonjat dhe mizat.

*Shërbimi veterinar në DB të bashkëpunojë me shërbimet veterinare në njësitë e qeverisjes vendore për moritorimin e tregjeve të kafshëve dhe thertoreve.

*Shërbimi veterinar në DB të njoftojë fermerët që mbarështojnë gjedhë, për shenjat e sëmundjes së Dermatozës Nudolare të Gjedhit. 


Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456
7
e premte, prill 7, 2017
89

Se shpejti


Buletini Informativ